Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi uron Lulzim Bashën (VIDEO)

Menduh Thaçi uron Lulzim Bashën (VIDEO)

24 Korrik – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i ka dërguar telegram urimi kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Në telegram thuhet, zgjedhja Juaj për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë nga ana e anëtarëve të kësaj partie shpreh vullnetin dhe dëshirën e tyre, që partia nën udhëheqjen Tuaj të vazhdojë të kultivojë vlera dhe të jetë një faktor mjaft i rëndësishëm për demokratizimin e mëtutjeshëm të Republikës së Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë, si parti opozitare e ka një pushtet shumë të fuqishëm, pushtetin moral, të cilën Ju si kryetar do të dini që ta artikuloni me veprimet e Juaja politike.Duke ju uruar zgjedhjen Tuaj për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, uroj për një bashkëpunim të ndërsjellë partiak gjë që do të kontribuonte shumë në ecjen e proceseve përpara.Në fund, z.Basha, shumë shëndet e suksese Juve dhe subjektin që ju e drejtoni, thuhet në telegram urimin e Menduh Thaçit Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dërguar Lulzim Bashës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *