Home / Lajme / Maqedoni / Meremetohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Shaban Saiti (VIDEO)

Meremetohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Shaban Saiti (VIDEO)

Tetovë, 24 Korrik – 12 vjet pas rënies heroike të dëshmorit të kombit Shaban Saiti nga fshati Gjermë, i cili u vra në fshatin Tearcë, bashkësia lokale e këtij fshati ka filluar me rindërtimin e Pllakës Përkujtimore të këtij dëshmori.

Kryetari i bashkësisë Lokale të këtij fshati Muharem Osmani, thotë se ne shenjë mirënjohje dhe në shenjë respekti për veprën e dëshmorit Shaban Saiti, pllaka përkujtimore do të meremetohet dhe punimet kanë filluar , pikërisht në 12 vjetorin e rënies heroike të Shaban Saitit.Ndryshe, Shaban Saiti, nga fshati Gjermë, u vra natën e 23 korrikut të vitit 2001 gjatë një prite të organizuar nga forcat e armatosura shtetërore.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *