Home / Lajme / Maqedoni / Meremetohetn pllakat e “Korzos” së Strugës

Meremetohetn pllakat e “Korzos” së Strugës

5 korrik-
Kështu, pasi është vendosur një çesme , ku qytetarët mund të freskohen në këto ditë të nxehta vere me ujë të pijshëm, një lehtësim tjetër konsiderohet meremetimi i pllakave të kësaj rruge, në mënyrë që ata të ecin lirshëm dhe pa menduar se mund të pengohen dhe të rrëzohen nga pllakat e thyera të saj.

Problemet me të cilët ballafaqoheshin qytetarët kur bënin xhiro nëpër “korzon” e Strugës, duket se do të marrin fund. Kjo falë intervenimit të Komunës, për ta sjellë në normalitet rrugën më të frekuentueshme dhe më të njohur të Strugës, e cila pak kohë më parë ishte në gjendje të mjerueshme.

Kështu, pasi është vendosur një çesme , ku qytetarët mund të freskohen në këto ditë të nxehta vere me ujë të pijshëm, një lehtësim tjetër konsiderohet meremetimi i pllakave të kësaj rruge, në mënyrë që ata të ecin lirshëm dhe pa menduar se mund të pengohen dhe të rrëzohen nga pllakat e thyera të saj.

Qytetarë të shumtë kanë përjetuar “histori” të ndryshme në “Korzon” e Strugës pikërisht, për shkak të gjendjes së vështitë të pllakave të saj të cilat tani po rregullohen për kënaqësinë e qytetarëve të shumtë, protagonistë të këtyre “historive”, të cilat ndonjëherë cenonin edhe sigurinë fizike të tyre.PORTALB

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *