Home / Sport / Messi dhe babai i tij ndikuan për Martinon

Messi dhe babai i tij ndikuan për Martinon

Trajneri i ri i Barcelonës, Herardo Martino deklaroi se nuk e ka të njohur se si drejtuesit e klubit katalonas kanë vendosur që ai të jetë pasardhës i Vilanovës.

“Nuk i dij detajet, por nuk dyshoj se Leo Messi dhe babai i tij kanë ndikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre. Nuk e dij se sa kanë ndihmuar, por gjithsesi i faleminderoj”, theksoi Martino, i cili ka qenë më parë lojtar dhe më pas trajner i ekipit Njuels Old Boys, klubi ku Messi ka bërë hapat e parë në futboll. Vitin e kaluar ai ka fituar kampionatin argjentinas me Njuels Old Boys dhe kishte arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Libertadores.

Martino, i njohur edhe si ish-trajneri i Paraguajit theksoi se është i lumtur që Barcelona vlerëson mënyrën e tij të punës. “Shpresoj se gjithçka do të kalojë në mënyrë të përkryer, dhe se pritjet janë shumë pozitive”, theksoi Martino.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *