Home / Sport / Messi fiton miqësoren ndaj Neymar 8-5

Messi fiton miqësoren ndaj Neymar 8-5

Ashtu siç ishte parashikuar, miqësorja e luksit Lionel Messi kundër Neymar ka rezultatuar një spektakël më vete. Skuadra e yllit argjentinas ka mposhtur 8-5 ekipin e yjeve të udhëhequr nga talenti brazilian Neymar. Në një ndeshje të karakterit bamirës të zhvilluar në Peru, Messi dhe Neymar dhuruan spektakël në fushë por në fund triumfoi legjenda e futbollit botëror dhe fituesi i katër herë Topit të Artë, Lionel Mesi.

Superylli argjentinas shënoi 2 gola në këtë ndeshje, ndërsa ra në sy një paraqitje e shkëlqyer e tij, duke lënë pas kështu dëmtimin në fundin e sezonit. Nga ana tjetër, Neymar ishte lojtari më i mirë në radhët e kundërshtarëve. Talenti brazilian vijoi edhe në këtë takim me ritmet e Kupës së konfederatave, ndërsa perla e tij e vërtetë në këtë mbrëmje magjike ishte shënimi i një goli fantastik nga 45 metra.
Në këtë takim ishin pjesëmarrës edhe lojtarë të tjerë si Osvaldo, Alvesh, Maluda e Lavezzi, të cilët arritën të gjenin edhe rrugën e rrjetës.
Ajo që u vu re në këtë përballje, ishte spektakli i lartë që dy yjet e futbollit botëror dhuruan për mijëra shikues të pranishëm. Messi fiton kështu duelin e parë ndaj Neymar por në të ardhmen duelet mes tyre duket se do të vihen në arritjet personale, ku përveç Ronaldos, braziliani pritet të jetë rivali direkt i argjentinasit për trofetë individuale. Edhe pse do të luajnë tek e njëjta skuadër dhe në të njëtin repart, dueli Messi-Neymar pritet të jetë më i veçantë se kurrë, pasi lufta do të fillojë që në startin e sezonin për liderin te skuadra Katalunase.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *