Home / Lajme / Rajon / Meta dhe Rama nisin negociatat për kabinetin e ri qeveritar (VIDEO)

Meta dhe Rama nisin negociatat për kabinetin e ri qeveritar (VIDEO)

16 Korrik – Kur kanë mbetur dy muaj nga konstituimi i qeverisë së ardhshme, mazhoranca e re ka nisur negociatat për kabinetin e ri qeveritar.

Pritet që gjatë këtyre ditëve të ndahen portofolet ministrore mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas 7 vjetësh, kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste. Kreu i LSI ka zhvilluar një takim për 60 minuta me kreun e PS, Edi Rama, në zyrën e tij. Që pas shpalljes së koalicionit të ri më 1 prill 2013, kreu i LSI dhe ai i PS kanë zhvilluar disa takime, por gjithmonë bisedimet janë zhvilluar larg selive të partive respektive. Një takim jo formal mes Ramës dhe Metës ka pasur edhe në Qeparo, dhe burime nga PS bëjnë të ditur se në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti Koço Kokëdhima. Pritet që dy grupet e punës së PS dhe LSI, të publikojnë dhe programin qeverisës për 300 ditët e para. Dy koordinatorët e programit qeverisës, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto, kanë bërë me dije se programi do publikohet për 10 ditë, dhe sipas zërave që qarkullojnë në qarqet mediatike, emrat e kabinetit të ri qeveritar do të bëhen të ditur rreth këtyre ditëve.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *