Home / Sport / Metalurgu në fitore kundër Karabahut

Metalurgu në fitore kundër Karabahut

Lojë sulmuese, atraktive për publikun dhe një gol më tepër se kundërshtari kërkohet nga stafi teknik i Metalurgut në ndeshjen e sotme me Karabahun e Azerbejxhanit në kuadër të eliminatoreve për Liga Evropën.

Skuadra nga Autokomanda e Shkupit është ekipi i parë nga Maqedonia që këtë sezon të nisë garat në Kupat Evropiane dhe ata shpresojnë që në paraqitjen e tyre të tretë në Evropë, më në fund do të arrijnë të marrin fitoren e parë. “Filozofia ime rreth futbollit është gol më tepër se kundërshtari. Nuk do them mos pranojmë gol dhe të shënojmë. Si themi të gjithë do të ishte ideale të shënojmë dy apo një gol dhe mos pranojmë asnjë. Mirëpo ne e duam futbollin, duam të luajmë futboll dhe këtë e kemi treguar gjashtë muajt e fundit. Këta ndeshje i presim gjatë gjithë vitit me zemër dhe do të kisha dashur futbollistët e mi të shijojnë këta ndeshje të të tregojnë kualitetin e tyre“, deklaraoi për mediat, trajneri i Metalurgut, Srgjan Zaharievski. Metalurgu tre vite më parë debutoi në kupat ndërkombëtare dhe pikërisht Karabahu ishte rivali i parë evropian i skuadrës shkupjane. Metalurgu në ndeshjen e kthimit në Shkup barazoi 1:1, mirëpo u eliminua pasi paraprakisht kishte humbur 4:1 në transfertë. “Në ndeshjen e tre viteve më parë mendoj se pa meritë humbëm 4:1. Ne humbëm shumë shanse, ndërsa ata ditën të na ndëshkojnë dhe nga tre raste na shënuan katër gola. Mësim nga ajo ndeshje është që tani duhet të tentojmë edhe shansin më të vogël ta shëndrojmë në gol. Mendoj se në ndeshjen e nesërme do të shënojmë më shumë gola dhe besoj se do të fitojmë“, thotë kapiteni Mile Krstev, i cili ishte pjesë e ekipit në ndeshjen e tre viteve më parë dhe mendon se Metalurgu ka forcë për të nxjerë më shumë kësaj rradhe. Nga rradhët e Metalurgut deri në moment të fundit do të presin konfirmim nëse do të mund të llogarisin në shërbimet e përforcimit të vetëm, Sedat Berishës, i cili pret procedurën e regjistrimit. Të gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm dhe në disponim të stafit teknik. Miqtë nga Azebrajxhani me vonesë kanë udhëtuar drejt Maqedonisë dhe nuk kanë zhvilluar seancën e paraparë stërvitore në Shkup. Pritet që në formacionin e Karabahut të paraqitet shkupjani Muharem Muharem si dhe dy reprezentuesit e Shqipërisë, Ansi Agolli e Admir Teli. Përballja Metalurg-Karabah zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 17:45.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *