Home / Sport / Mexhit Neziri një vit te Renova

Mexhit Neziri një vit te Renova

“Mund të konfirmoj se jam futbollist i Renovës dhe shpresoj që të kem sukses me skuadrën time të re. Kam firmosur për një vit dhe besoj që do të arsyetoj besimin e stafit teknik dhe kryesisë. Më vjen keq që largohem nga Shkëndija, por futbolli është i këtill dhe mua më mbetet të shikoj përpara”, deklaroi futbollisti i ri i Renovës, Mexhit Neziri.

Skuadra e Renovës ka angazhuar përforcimin e parë në këtë merkato, pasi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë Mexhit Nezirit. Futbollisti i Shkëndijës kalon te rivali i qytetit ku bashkohet me trajnerin Qatip Osmani, me të cilin bashkarisht te ‘kuqezinjtë’ fituan titullin e kampionit. Pas problemeve të shumta që Shkëndija përjetoi kohëve të fundit dhe largimeve të futbollistëve kyç, Neziri vendos të ndrojë mjedis dhe të martën zyrtarisht i është bashkuar Renovës në seancat stërvitore. “Mund të konfirmoj se jam futbollist i Renovës dhe shpresoj që të kem sukses me skuadrën time të re. Kam firmosur për një vit dhe besoj që do të arsyetoj besimin e stafit teknik dhe kryesisë. Më vjen keq që largohem nga Shkëndija, por futbolli është i këtill dhe mua më mbetet të shikoj përpara”, deklaroi mbrojtësi i djathtë Mexhit Neziri, i cili sqaron arsyet që detyruan të largohet nga Shkëndija. “Unë te Shkëndija kam kaluar një periudhë të shkëlqyeshme, të cilën s’do e haroj kurrë. Mirëpo kohëve të fundit gjërat nuk shkonin si duhet dhe ekipi përballej me krizë të madhe finansiare dhe organizative. Për më shumë unë sezonin e fundit nuk isha në plan të parë të trajnerit dhe gjithë këto ishin arsye që të mendoj se duhet të ndyshoj diçka”, thotë Neziri, duke treguar vjiaur më tej të tregojë se si erdhi deri te firma me Renovën. “Pasi nuk shihja hapsirë për të vazhduar te Shkëndija, duhej të kërkoj aletrnativë dhe në kushte kur më duhej të gjej vend për të luajtur dhe një trajner që do të besojë në aftësitë e mia, padyshim se Renova ishte skuadra e duhur. Me trajnerin Qatip Osmani njihemi mirë dhe ai është njeriu që mua më dha besimin për të luajtur te Shkëndija, madje më aktivizoi në Ligën e Kampionëve kundër Partizanit. Ai më njeh dhe beson në mua dhe kjo më bën që të mendoj se te ky do të jetë një hap i qëlluar në karrierën time”. Për Mexhit Nezirin, Renova do të jetë skuadra e katërt në karrierë. Ai hapat e parë i bëri te Teteksi, para se të kalojë në rradhët e Dritës së Bogovinës, ku u rrit si futbollist. Shkëndija ishte stacioni i rradhës dhe në këtë skuadër Neziri bëri historinë, duke fituar titullin e kampionit dhe duke debutuar në Kupat Evropiane. Mirëpo jeta e futbollit është e paparashikueshme dhe ndonjëherë vjen momenti i ndarjes. “Mua më vjen keq që u desh të largohem nga Shkëdija. ‘Ballistëve’ dhe tifozëve të Shkëndijës u jam mirënjohës për mbështetjen që më kanë dhënë vazhdimisht dhe u dëshiroj çdo të mirë në jetë. Shkëndijës gjithashtu i dëshiroj suksese në të ardhmen”, përfundoi Mexhit Neziri. Ky është përforcimi i parë i Renovës në këtë merkato, ndërsa pritet të ketë edhe të tjera risi. Ndërkohë nga skuadra janë larguar Stepanovski dhe Siljanovski, ndërsa edhe Shashko Pandev nuk i është bashkuar ekipi në seancat stërvitore dhe me shumë gjasa braktis rradhët e Renovës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *