Home / Lajme / Maqedoni / Mexhiti: Kriza në nivel qendror, nuk ndikon në atë lokal (VIDEO)

Mexhiti: Kriza në nivel qendror, nuk ndikon në atë lokal (VIDEO)

10 Korrik – Kemi pasur bashkëpunim edhe në të kaluarën kur kemi pas provenienca të ndryshme kurë kryetar të qytetit ka qenë Trifun Kostovski ne kemi qenë opozitë dhe nuk shoh asnjë arsye që sot kurë unë dhe Koce Trajanovski i takojmë një koalicioni mos të bashkëpunojmë për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve në Komunën e Çairit”, tha Mexhiti.

Kriza politike në nivel qendror nuk do të ndikojë në atë lokal për shkak problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, bëri të ditur nënkryetari i BDI-së, njëheri kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë takimit që kishte sot me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike, njofton Zhurnal.mk.

“Në pushtetin lokal ballafaqohemi me probleme të përditshme të qytetarëve me probleme praktike dhe pragmatike, të cilët nuk na lënë shumë hapësirë dhe kohë të mendohemi se kur do t’i zgjedhim ato. Prandaj deshëm apo nuk deshëm ne të pushtetit lokal jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Kemi pasur bashkëpunim edhe në të kaluarën kur kemi pas provenienca të ndryshme kurë kryetar të qytetit ka qenë Trifun Kostovski ne kemi qenë opozitë dhe nuk shoh asnjë arsye që sot kurë unë dhe Koce Trajanovski i takojmë një koalicioni mos të bashkëpunojmë për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve në Komunën e Çairit”, tha Mexhiti.

Lidhur me takimin me Qytetin e Shkupit, Mexhiti tha se janë takime të rregullta që mbahet dy herë në vit dhe në fokus të tyre janë ndërmarrjet publike dhe funksionimi i tyre si dhe projektet e ardhshme që duhen të realizohen.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *