Home / Lajme / Maqedoni / Mexhiti: Të zgjidhen problemet, në veçanti emri, jemi të lodhur nga zgjedhjet

Mexhiti: Të zgjidhen problemet, në veçanti emri, jemi të lodhur nga zgjedhjet

21 korrik-Në pyetjen se si reagoni ndaj komenteve se bashkësia ndërkombëtare është duke e shfrytëzuar partinë tuaj me qëllim që të nxjerrë zgjidhje më të shpejtë për kontestin rreth emrit, Mexhiti me përgjigjen se edhe nëse është ashtu nuk sheh asgjë të keqe në interes të qytetarëve.

Nënkryetari i BDI-së dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se edhe partia por edhe populli janë të lodhur nga zgjedhjet, të cilat sipas tij kanë qenë me bollëk.

“BDI-ja është më tepër për angazhim të zgjidhjes së problemeve, përfshirë këtu edhe çështjen emrit, se sa gjatë gjithë kohës të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

Në pyetjen nëse shkrimet e fundit përmes mediave midis njerëzve të parë të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së sinjalizojnë se partnerët e koalicionit nuk komunikojnë midis tyre, Mexhiti thotë se në asnjë rast nuk kanë dërguar porosi përmes mediave për përkeqësimin e raporteve midis partnerëve të koalicionit.

“Mendoj se nuk mund të vendoset një paralelizëm i këtillë. Ne nuk kemi dërguar porosi përmes medieve, porositë dhe mendimet i japim ku është e nevojshme, në tavolinë, bisedojmë rreth asaj pa dallim se në momente ndoshta kemi qëndrime të ndryshme, por në asnjë rast nuk kemi dërguar porosi përmes medieve për përmirësimin ose përkeqësimin e raporteve mes partnerëve të koalicionit”, thekson nënkryetari i BDI-së në intervistë.

Në pyetjen nëse lideri i BDI-së Ahmeti i luajti pas shpine Gruevskit me deklaratën e tij se propozimi i ndërmjetësuesit Methju Nimic është Maqedonia e Epërme ose ajo është pjesë e ndonjë skenari, Mexhiti thotë:

“Qëndrimi ynë ishte se nuk do të pranojmë emër i cili do të ketë parashenjë jugosllave dhe dy-tre që ishin kontestuese, ndërsa gjithçka tjetër është e pranueshme. Edhe Maqedonia e Epërme. Ne qysh në fillim treguam publikisht se ky propozim është i pranueshëm”.

Në pyetjen se si reagoni ndaj komenteve se bashkësia ndërkombëtare është duke e shfrytëzuar partinë tuaj me qëllim që të nxjerrë zgjidhje më të shpejtë për kontestin rreth emrit, Mexhiti me përgjigjen se edhe nëse është ashtu nuk sheh asgjë të keqe në interes të qytetarëve.

“Prioritet për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë është të zgjidhet ky dhe problemet e tjera pasi që alternativa e vetme është BE dhe NATO”, thekson nënkryetari i BDI-së dhe kryetar aktual i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në fund të intervistës së tij për Radion Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *