Home / Sport / Milani jep Boateng në këmbim të Ranokias

Milani jep Boateng në këmbim të Ranokias

Objektivi kryesor i kuqezinjve për sezonin e ardhshëm është një mbrojtës dhe i përzgjedhuri është Andrea Ranokia, “gënjeshtra” e radhës e administratorit Adriano Galiani.

Në një merkato të fren uar si ajo e Milanit, ku presidenti Silvio Berluskoni nuk kërkon të nxjerrë parà, në rast se nuk shet disa prej lojtarëve të tij, plani për t’u përforcuar lidhet përgjithësisht nga shkëmbimet, ose shitblerjet në bashkëpronësi. Objektivi kryesor i kuqezinjve për sezonin e ardhshëm është një mbrojtës dhe i përzgjedhuri është Andrea Ranokia, “gënjeshtra” e radhës e administratorit Adriano Galiani. Pasi thashethemet mbi interesimin e kuqezinjve dolën në media, numri dy i klubit kuqezi përgënjeshtroi, por ndërkohë ka qenë vetë ai që i ka bërë një ofertë konkrete presidentit të Interit, Masimo Morati. Ajo përfshin një shkëmbim kokë më kokë mes Ranokias dhe mesfushorit të Milanit, Kevin Princ Boateng, dy lojtarë që kanë të njëjtin vlerësim ekonomik, 14-15 milionë euro. Për më shumë, Galiani është gati që t’i ofrojë Interit edhe kartonin e mesfushorit të majtë, Antonio Noçerino, i cili vlerësohet nga trajneri Maxarri prej vitesh dhe është gati që t’ia dhurojë atë për diçka më pak se 5 milionë. Me pak fjalë, Milani kërkon të bëjë dy lëvizje në merkato me një goditje të vetme, ndonëse kjo e shkëmbimit mes Ranokias dhe Boatengut do të vlerësohet me kujdes nga zikaltrit. Fakti që në mesfushë për zikaltrit kanë munguar përforcimet, afrimi i ganezit mund të jetë një alternativë e mirë. Deri tani në këtë repart i vetmi që bind është Fredi Guarin dhe Mateo Kovaçiç, pa harruar që Stankoviç është larguar, Kuzmanoviç ka bërë gati valixhet, ndërsa pjesa tjetër e këtij reparti si Kambiaso i kanë kaluar me kohë të 30- at. Prandaj, të ndërtosh një skuadër me pak mesfushorë në dispozicion, ndonëse do jenë të impenjuar vetëm në kampionat, ky fakt për Interin nuk jep garanci për triumf, prandaj Boateng mund të jetë përforcimi i duhur, ashtu sikurse një sforco financiare edhe për Noçerinon, lojtarë që mund të mbulojnë role të ndryshme në këtë repart. Nga ana tjetër, edhe Milani ka shanse të mëdha për ta afruar Ranokian në ekip, sepse trajneri Maxarri nuk e vlerëson shumë 25-vjeçarin, pa harruar që mbrojtja është populluar me afrimet e Andreolit dhe Kampanjaros. Ndërsa te Milani, Ranokia do kishte shansin të tregonte vlerat e tij dhe të shndërrohej në një kampion të madh, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën e atyre që lënë Interin për “kushërinjtë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *