Home / Sport / Minao Raiola: Cavani-Ibra, dyshe fantastike

Minao Raiola: Cavani-Ibra, dyshe fantastike

Agjenti i mirënjohur italian, Mino Raiola, ka dhënë opinionin e tij rreth hipotezave të sulmit të PSG, ku pritet që Edinson Kavani ti bashkohet gjigandit suedez Zlatan Ibrahimoviç. Ai e konsideron këtë dyshe sulmuesish si më të rrëzikshmin nëse do të luanin bashkë. Mediat franceze së fundmi kanë raportuar se PSG dëshiron ta sjellë sulmuesin uruguaian në klub, mirëpo Raiola nuk beson se ata mund ta paguajnë klauzolën e shitjes së tij, që kap vlerën e 63 milionë eurove.

“Natyrisht që Ibra dhe Cavani do të ishin një dyshe e rrezikshme që çdo skuadër do të ëndërronte ta kishte pjesë të grupit. Edhe nëse Kavani do të transferohej në Francë përsëri Zlatan do të ishte njeriu kryesor i ekipit. Ai është një sulmues i veçantë që gjithmonë udhëheq skuadren drejt fitoreve. Edhe unë nëse do të luaj përkrah tij do bëhësha një lojtar i madh”t ha Rajola për mediat franceze.
Gjatë intervistes së tij menaxheri italian që njihet për tansferimet e bujshme në merkato ka folur edhe për situaten e dy klubeve milaneze, Inter dhe Milan. Sipas tij drejtuesit e dy skuadrave duhet të ulen për të biseduar për një bashkim të skuadrave.
“Interi dhe Milani duhet të bashkohen në një klub në mënyrë që të jenë sërish konkurues në Evropë. Milani nuk ka arritur shumë në edicionet e fundit në Ligën e Kampionëve, kurse Interi pas triumfit historik e ka gjetur veten jashtë garave evropiane.Mungesa e investimeve dhe kriza financiare në Itali ka bërë që klubet e mëdha të mos jenë konkuruese në tregun e transferimeve dhe kështu edhe në garat evropiane, ndaj unë e shoh të arsyeshme që drejtuesit e Milan dhe Inter të bisedojnë për një bashkim të madh që do ti ndihmonte ato të ishin pretendent edhe në kupat e Europes” përfundoi Rajola.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *