Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Financave i rrëmben 100 mijë euro komunës së Strugës

Ministria e Financave i rrëmben 100 mijë euro komunës së Strugës

Strugë, 27 Korrik – Ministria e Financave e Maqedonisë i ka tërhequr 6 milion denarë apo 100 mijë euro nga arka e komunës së Strugës, për borxhet e kredive nga viti 2001, që janë marrë për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në Strugë e Ohër.

Kredia e huazuar nga Qeveria që më 2001, në lartësi prej 3.7 milion euro, ka qenë e dedikuar për rrjetin e ujësjellësve dhe shpërndarjen e ujit në Strugë e Ohër. Këtë kredi e ka marrë vetë Qeveria dhe ajo ka qenë garant e jo komunat Strugë e Ohër.

Sipas projektit të paraparë, pas kryerjes së punimeve, është dashur që realizuesi i punimeve, fituesi i tenderit, të bëjë pranim dorëzimin e punimeve, gjë e cila kurrë nuk është bërë. Aty janë instaluar gypa të profileve jashtë standardeve dhe kapacitetit, që shkaktojnë gati çdo ditë defekte, në pamundësi të përballojnë sasinë e ujit dhe shtypjen. “Si ka mundësi që të na detyrojnë që të paguajmë punën që nuk e kemi menaxhuar, punën të cilën nuk e kemi pranuar në pranim-dorëzim teknik? Si ka mundësi që Qeveria për disa komuna të jetë nënë, e për disa njerkë-janë shprehur vite më përpara autoritetet e komunave Strugë e Ohër.

Siç deklaruan sot nga komuna e Strugës, nga xhirollogaria e komunës janë marrë 100 mijë euro-6 milion denarë në emër të kredisë së “Proakvës”, mjete që në masë të madhe mund të pengojnë funksionimin normal të komunës së Strugës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *