Home / Lajme / Maqedoni / Misioni i OSBE-së përkujton 50 vjetorin e tërmetit të Shkupit

Misioni i OSBE-së përkujton 50 vjetorin e tërmetit të Shkupit

26 korrik-Një ndihmë e shpejtë ndërkombëtare e ofruar nga 87 vende në formën e të hollave, furnizimeve dhe resurseve njerëzore ndihmoi Shkupin të kthehet nga rrënojat. Qyteti gjithashtu u bë e njohur si “Qyteti i solidaritetit ndërkombëtar”.

Vetëm njëzet sekonda ndryshuan të ardhmen e qytetit: Në këtë ditë në vitin 1963, Shkupi u godit nga një tërmet masiv, duke lënë të vdekur më shumë se një mijë njerëz dhe tetëdhjetë përqind ndërtesa të shkatërruara ose të dëmtuara.

Sot, kur Misioni i OSBE-së në Shkup përkujton 50 vjetorin e katastrofës, ushtruesja e detyrës Shef i Misionit, ambasadorja Marianne Berecz, theksoi se solidariteti i demonstruar në atë kohë të vështirë duhet të shërbejë si një frymëzim për të ardhmen.

“Sot është e vështirë të imagjinohet se si dukej Shkupi pas atij shkatërrimi. Megjithatë, pavarësisht humbjeve tragjike në shumë familje dhe kushteve të vështira të jetesës, qytetarët shpejt filluan të rindërtojnë jetën e tyre,” tha ajo dhe shtoi se “Qyteti ka bërë një rikthim të mahnitshëm, duke e shndërruar në një kryeqytet të gjallë dhe dinamik”.

Një ndihmë e shpejtë ndërkombëtare e ofruar nga 87 vende në formën e të hollave, furnizimeve dhe resurseve njerëzore ndihmoi Shkupin të kthehet nga rrënojat. Qyteti gjithashtu u bë e njohur si “Qyteti i solidaritetit ndërkombëtar”.

“Kjo është një kujtesë se si dhembshuria njerëzore dhe përpjekja kolektive mund të bëjnë një ndryshim të madh. Sot ne përkujtojmë edhe unitetin e jashtëzakonshëm e të gjithë qytetarëve në atë ditë fatale. Të mbijetuarit ende kujtojnë se pas panikut të shkurtër fillestar, secili ndihmoi miqtë, fqinjët dhe të tjerët në nevojë pa asnjë hezitim. Ky unitet, kjo ndjenjë e qëllimit të përbashkët që bashkoi njerëzit, duhet të qëndrojë me ne në të gjitha kohërat”, theksoi ambasadorja Berecz

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *