Home / Lajme / Maqedoni / Mullistët kërkojnë që të mbetet masa mbrojtëse

Mullistët kërkojnë që të mbetet masa mbrojtëse

“Mullistët apelojnë që blerja të fillojë edhe në rajonet ku korrja është në vijim dhe atje ku eventualisht është vonë. Masat e ndërmarra do të kenë efekt pozitiv, do të mundësojnë të blihen sasitë e planifikuara”, deklaroi sot Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Mullistët e mbështesin vendimin qeveritar për import të kushtëzuar të grurit dhe miellit dhe vlerësojnë se duhet të mbetet në fuqi në gjashtë muajt e parapara.

Në seancën e djeshme të Odës ekonomike kanë konstatuar se blerja zhvillohet pa problem, sipas dinamikës së paraparë. Deri tani janë ndërmarrë 55.000 tonë grurë, që është 20 për qind nga prodhimi i pritur prej 280.000 tonëve.

“Mullistët apelojnë që blerja të fillojë edhe në rajonet ku korrja është në vijim dhe atje ku eventualisht është vonë. Masat e ndërmarra do të kenë efekt pozitiv, do të mundësojnë të blihen sasitë e planifikuara”, deklaroi sot Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas tij, kultivuesit për momentin ballafaqohen me cilësi diçka më të dobët të grurit, siç tha, për shkak se zhvillohen fazat e para nga blerja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *