Home / Sport / Murati: Te Partizani për titullin kampion

Murati: Te Partizani për titullin kampion

Mbrojtësi 19 vjeçar ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me ekipin nga Tirana me mundësin për vazhdimin e saj.

Transferimi i ri i Partizanit, mbrojtësi i talentuar Mevlan Murati pas ambientimit te skuadra tiranase ka folur për ambiciet e tija dhe të klubit.
Më herët Murati ishte edhe në testime në Gjermani, por i njëjti nuk arriti të gjen ndonjë angazhim dhe u kthye tek Shkëndija ku edhe u paraqit me sukses, sidomos në ndeshjet e fundit kampionate dhe ato të Kupës ku ishte njëri prej më të mirëve në fushë.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur akordin me një klub të madh siç është Partizani. Është dita e ime e parë këtu dhe gjithçka është në rregull, pritja, stërvitja dhe gjithë të tjerat. Tashmë nuk na ka mbetur asgjë tjetër veçse të luftojmë për ta nxjerrë Partizanin kampion. Ky është objektivi ynë për të ardhmen dhe jam i bindur së bashkë me pjesën tjetër të ekipit do ta realizojmë. Kam shumë pak informacion për Superioren, megjithatë në vijim jam i bindur se do të arrij të mësoj gjithçka që ndodh këtu. Unë jam i ri dhe kam gjithë kohën përpara për të garuar për një vend titullari. Nuk jam aspak i trembur nga kjo gjë, madje më vjen mirë që do të ketë konkurrencë”, ka thënë Murati.

Mbrojtësi 19 vjeçar ka nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me ekipin nga Tirana me mundësin për vazhdimin e saj. Së bashkime Muratin do të luajë edhe mesfushori me përvojë nga Shkupi, Ertan Demiri i cili gjithashtu ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por kriza financiare që kaploi këtë ekip detyroi të largohet i gjithë ekipi i parë, përfshirë edhe trajnerin Artim Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *