Home / Lajme / Maqedoni / Murri në kalanë e Tetovës mbetet akoma i rrënuar (VIDEO)

Murri në kalanë e Tetovës mbetet akoma i rrënuar (VIDEO)

Tetovë,24 Korrik – Punët për konservimin e murrit të kalas së Tetovës, nuk kanë filluar akoma, edhe pse janë ndarë rreth 40 mijë denarë për konservimin e së njëjtës akoma nuk kanë filluar punët për të njëjtën.

Luljeta Abazi arkeologe në muzeun e Tetovës tha se para se të fillojnë punët duhet të që bëhet një hulumtim arkeologjik në themelet e këtij muri dhe më pas qendra për konservim të filloj me të njëjtën për ta konservuar dh eta kthejë në gjendje të mëparshme. Muri i kalas u rënua në qershor të vitit 2012 dhe nga atëherë e deri më tani ka ngelur në atë gjendje. Muri i vjetër mbi 200 vjeçar është rrënuar vjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë të rastit.
Ky mur gjendet në hyrje të kalas së Tetovës ku është edhe porta hyrëse për në kalanë e Tetovës e cila është e rrënuar dhe nuk është konservuar fare.
Në kalanë e Tetovës filluan gërmimet në vitin 2008 dhe nuk përfunduan të gjithë punët. Në prill të vitit 2008 filluan gërmimet arkeologjike në Kalanë e Tetovës, kurse nga ministria në atë kohë, për këtë qëllim, u ndanë 650 mijë euro për këtë qëllim.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *