Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohet kontrabanda e duhanit Maqedoni – Kosovë

Ndalohet kontrabanda e duhanit Maqedoni – Kosovë

18 korrik-Por, policia pasi që ka hetuar kontrabanduesit është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të vendit të njohur si ‘ara e zgjeruar’, kontrabanduesit kanë lënë duhanin dhe kanë ikur me shpejtësi në drejtim të Kosovës.

Policia e Maqedonisë ka konfiskuar një sasi të madhe duhani, që u kap në periferi të vendkalimit kufitar të Bllacës. Duhani po transportohej nga disa kontrabandues me kuajt e tyre përmes një kalimi ilegal që shtrihet pranë kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, në pjesën e Bllacës.

Por, policia pasi që ka hetuar kontrabanduesit është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të vendit të njohur si ‘ara e zgjeruar’, kontrabanduesit kanë lënë duhanin dhe kanë ikur me shpejtësi në drejtim të Kosovës.

Policia e Maqedonisë theksoi se në këtë rast janë konfiskuar pakot e mëdha me duhan, që kishin si destinacion tregun e zi në Maqedoni. (INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *