Home / Lajme / Maqedoni / Ndërron jetë Samet Limani, i akuzuar për rastin Sopoti (VIDEO)

Ndërron jetë Samet Limani, i akuzuar për rastin Sopoti (VIDEO)

15 Korrik – Limani së bashku me të akuzuarit e tjerë për këtë rast ishin dënuar me 156 vjet burg, por pas presioneve të shumta dhe paraqitjes së dëshmive relevante, gjykimi është anuluar për të nisur nga fillimi, por edhe pas shumë seancave ende nuk ka ndonjë epilog që do të shfajësonte ata nga akuzat për këtë vepër

Ka ndërruar jetë Samet Limani, një nga të akuzuarit në rastin e Sopotit. Sipas familjarëve dhe banorëve të këtij fshati, 43 vjeçari Safet Limani, ka vdekur nga një sulm kardiak si pasojë e stresit që ka përjetuar tani e 10 vite që kur u akuzua për rastin e shpërthimit të minës në këtë fshat në vitin 2003. Samet Limani deri në çastet e fundit të jetës ndodhej në arrati pasi asnjëherë nuk kishte pranuar akuzat e ngritura kundër tij dhe bashkëfshatarëve të tjerë. Limani së bashku me të akuzuarit e tjerë për këtë rast ishin dënuar me 156 vjet burg, por pas presioneve të shumta dhe paraqitjes së dëshmive relevante, gjykimi është anuluar për të nisur nga fillimi, por edhe pas shumë seancave ende nuk ka ndonjë epilog që do të shfajësonte ata nga akuzat për këtë vepër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *