Home / Sport / Ndeshja në Ukrainë, Nishani jep nënshtetësinë për 2 futbollistët kosovarë të Kukësit

Ndeshja në Ukrainë, Nishani jep nënshtetësinë për 2 futbollistët kosovarë të Kukësit

Mësohet se Presidenti i Shqipërisë ka firmosur një nënshtetësi me procedura të përshpejtuara, pikërisht për ndeshjen në fjalë. Futbollistët që kanë marrë nënshtetësinë janë Yll Hoxha e Besar Musolli

Kualifikimi në turin e tretë të Ligës sëEuropës e përball skuadrën shqiptare të Kukësit me me skuadrën Metalurg Donjetsk, të Ukrainës. Por duke qënë se ky shtet nuk e njeh Kosovën, është dashur që presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani të japë nënshtetësinë shqiptare për dy futbollistë kosovarë që luajnë me skuadrën e Kukësit.

Mësohet se Presidenti i Shqipërisë ka firmosur një nënshtetësi me procedura të përshpejtuara, pikërisht për ndeshjen në fjalë. Futbollistët që kanë marrë nënshtetësinë janë Yll Hoxha e Besar Musolli

Kukësi do të luajë me Metalurg Donjetsk më 1 gusht në Tiranë, ku shpresojnë për fitoren, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Ukrainë më 8 gusht.

Ndeshja në Bosnje
Kuksianët kanë mbajtur fort barazimin 0-0 me Sarajevon në Bosnjë, duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Europës, kur kujtojmë që takimin e parë e kishin fituar 3-2 në Tiranë. Një barazim i vuajtur në vetvete, por që ka mbartur emocione, pasi ka qenë historike jo vetëm për Kukësin, por edhe për ekipet shqiptare në tërësi që përfaqësohen në Europë. Vetëm Flamurtari në vitet 80’ kishte mundur të kalonte dy ture dhe ja tani e bën realitet edhe Kukësi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *