Home / Lajme / Maqedoni / Ndiqni ku shkojnë paratë e komunës tuaj

Ndiqni ku shkojnë paratë e komunës tuaj

11 korrik-
Në periudhën e ardhshme shërbimit do ti shtohen dhe komunat e tjera, si dhe informacione të detajuara mbi alokimin e fondeve për secilën prej klasifikimeve të shpenzimeve dhe të ardhurave. Kjo do të ofrojë një pasqyrë të detajuar në shpenzimin e fondeve buxhetore nga ana e komunave.

Sot u prezantuan mundësitë dhe informatat që i ofron shërbimi i ueb sajtit “Ndiqi paratë” (www.SlediGiParite.mk), si dhe përparësitë nga qasja e këtillë për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale.

Projekti në fjalë zhvillohet nga Fondacioni Metamorfozis si pjesë e Platformës për qeverisje të hapur me anë të së cilës ky fondacion nxit transparencë dhe përgjegjësi si dhe interaksion mes pushteteve qendrore dhe lokale dhe qytetarëve.

Shërbimi “Ndiqni paratë” është pjesë e platformës për qeverisje të hapur përmes Fondacionit Metamorfozis që promovon transparencën dhe llogaridhënien, si dhe ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve shtetërore dhe lokale dhe qytetarëve. Shërbimi “Ndiqi paratë” ka për qëllim ta afrojë politikën fiskale të vetëqeverisjeve lokale të Maqedonisë te qytetarët, duke i paraqitur buxhetet e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe transparente, gjegjësisht të hyrat dhe të dalat e komunave prej vitit 2008 e deri më sot.

Informatat që i përmban shërbimi do t’u mundësojnë qytetarëve ta ndjekin harxhimin e komunave të tyre, me qëllim me qëllim që të ngritet vetëdija për kualitetin dhe kuantitetin e shpërndarjes së parave.

Aktualisht servisi në fjalë përmban të dhëna për 15 komuna të cilat vizualisht janë prezantuar dhe renditur në formën që lejon të bëhet krahasimi dhe rangimi mes harxhimeve të njësive lokale.

Në periudhën e ardhshme shërbimit do ti shtohen dhe komunat e tjera, si dhe informacione të detajuara mbi alokimin e fondeve për secilën prej klasifikimeve të shpenzimeve dhe të ardhurave. Kjo do të ofrojë një pasqyrë të detajuar në shpenzimin e fondeve buxhetore nga ana e komunave.

Në Platformën për qeverisje të hapur të Fondacionit Metamorfozis bëjnë pjesë dhe Vërtetëmatësi ( http://vertetmates.mk/) Votëmatësi (http://votemeter.mk/ )Spektri politik(http://politichkispektar.glasomer.mk/?jazik=2) ndërsa në përgatitje është edhe shërbimi “U shkruaj” përmes së cilit qytetarët do të mund tu shkruajnë përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror. /Portalb

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *