Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshime ligjore për të punësuarit në administratë (VIDEO)

Ndryshime ligjore për të punësuarit në administratë (VIDEO)

20 Korrik – Qeveria solli ndryshime të ligjeve për nëpunës shtetërorë dhe publik me të cilët sigurohen kushte juridike për mundësimin e mobilitetit më të madh të të punësuarve në administratë nga një në një institucion tjetër dhe të sigurohet mbrojtje më e madhe juridike e tyre.

Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev, saktë definohet se cilët të punësuar në ndërmarrjet publike (NP) hyjnë në radhën e nëpunësve shtetërorë edhe atë në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese në këtë sferë.Ndryshimet, theksoi ai, janë në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin profesional të të punësuarve dhe futjen e cilësisë së re në këtë sferë. Gjorgjiev nënvizoi se po bëhet definimi i saktë se cilët të punësuar në NP do të kenë statusin e nëpunësve publikë.”Nëpunës shtetërorë do të bëhen edhe të punësuarit në NP të cilët kryejnë punë të natyrës administrative gjegjësisht kryejnë punë profesionale administrative, normative-juridike, ekzekutive, statistikore, mbikëqyrëse administrative, planore, kadrovike, materialo-financiare, kontabiliste, punë informatike dhe punë të tjera të natyrës administrative, ndërsa në lidhje me kryerjen e punëve me interes publik në pajtim me ligjin”, sqaroi Gjorgjiev.Një ndryshim tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e mbrojtjes juridike të të punësuarve në administratë është obligimi gjatë situatës eventuale për risistemimin e të punësuarve gjegjësisht mobilitetit, detyrimisht do të duhet personi i cili është lëndë e marrjes nga njëri në një institucion tjetër, të shpreh pëlqim për këtë procedurë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *