Home / Lajme / Maqedoni / Në fakultete janë regjistruar pothuajse 57 mijë studentë

Në fakultete janë regjistruar pothuajse 57 mijë studentë

23 korrik-Numri më i madh i studentëve ose 86,8 për qind janë regjistruar në fakultetet shtetërore, 12,7 për qind në ato private, ndërsa 0,5 për qind janë regjistruar në fakultetet fetare.

– Gjithsej 56.906 studentë janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në shtet në vitin akademik 2012/2013, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Numri më i madh i studentëve ose 86,8 për qind janë regjistruar në fakultetet shtetërore, 12,7 për qind në ato private, ndërsa 0,5 për qind janë regjistruar në fakultetet fetare.

Numri i studentëve të regjistruar – femra është 31.005 ose 54,5 për qind.

Në vitin e parë të studimeve janë regjistruar 17.213 studentë ose 30,3 për qind (këtu janë të përfshirë edhe studentët të cilët për herë të dytë, tretë dhe ë shumë herë regjistrohen në vitin e parë).

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *