Home / Lajme / Maqedoni / Në Forinë të Gostivarit, lëndohet një fëmijë 9-vjeçar nga plumbi rikoshet (VIDEO)

Në Forinë të Gostivarit, lëndohet një fëmijë 9-vjeçar nga plumbi rikoshet (VIDEO)

23 Korrik – Një pjesë e plumbave kanë përfunduar në një shtyllë të një terrace, me ç`rast një plumb është kthyer dhe ka goditur në këmbë fëmijën 9 vjeçar, i cili në ate moment ka qenë në tarracë.

Nga plumbi rikoshiet i shtënë në një dasmë mbrëmë në fshatin Forinë të Gostivarit, është plagosur një djalosh nëntëvjeçar. Fëmija i cili ka qëndruar në ballkon ka kaluar me lëndime të lehta.

Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 18.30 në oborrin e Sh.B. (50) ka pasur ceremoni familjare në të cilën, një person i panjohur tani për tani ka shtënë disa plumba me armë zjarri. Një pjesë e plumbave kanë përfunduar në shtyllën e ballkonit të shtëpisë fqinje pronë e N.J. (68). Copëza të predhave dhe betonit e kanë prerë dorën e fëmijës nën bërryl, i cili në atë moment ndodhej në ballkon.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i teknikës kriminale, ndërsa janë gjetur edhe gëzhoja, të cilat do të dërgohen për ekspertizë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *