Home / Lajme / Maqedoni / Në Moskë do të nënshkruhet marrëveshja për Rrjedhën jugore

Në Moskë do të nënshkruhet marrëveshja për Rrjedhën jugore

22 korrik-
“Tani me arritjen e marrëveshjes për Rrjedhën jugore, të gjitha operacionet e tjera të mëtutjeshme për gazifikimin e Maqedonisë, për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme të gazsjellësit marrin kuptim në drejtimin e duhur”, sqaroi Gruevski.

Një delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski, me ftesë të Federatës ruse, sot do të udhëtojë për në Moskë, ku nesër duhet ta nënshkruajë marrëveshjen për “Rrjedhën jugore”.

“Ky është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne sepse me Rrjedhën jugore praktikisht në afat të gjatë garantohet stabilitetit energjetik i Republikës së Maqedonisë, sigurohen sasi të reja të gazit, që do të bëjnë që edhe projekti për infrastrukturë të brendshme për bartjen e gazit në Maqedoni të marrë një kuptim më të madh”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Ai nënvizoi se edhe për infrastrukturën e brendshme ka projektuar plan për atë se si të realizohet dhe theksoi se po planifikohet një fillim i shpejtë, por varet nga ajo nëse do të ketë sasi të mjaftueshme të gazit.

“Tani me arritjen e marrëveshjes për Rrjedhën jugore, të gjitha operacionet e tjera të mëtutjeshme për gazifikimin e Maqedonisë, për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme të gazsjellësit marrin kuptim në drejtimin e duhur”, sqaroi Gruevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve prej ku do të vijë dega nga Serbia ose nga Bullgaria, kryeministri Gruevski theksoi se ky do të jetë vendim i federatës ruse gjegjësisht i “Gazpromit”.

Gazsjellësi “Rrjedhja jugore” duhet të përfundojë deri në vitin 2015, kur do të rrjedhin sasitë e para të gazit drejt Evropës Qendrore dhe Jugore. Kapaciteti i gazsjellësit është 63 miliardë metra kub në vit ose 14 për qind nga nevojat e përgjithshme të Evropës. Maqedonia në korrik të vitit të kaluar ka hyrë në projektin “Rrjedha jugore”. Ndërtimi i gazsjellësit filloi në dhjetor të vitit 2012.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *