Home / Lajme / Maqedoni / Në shtator raund i ri bisedimesh për emrin

Në shtator raund i ri bisedimesh për emrin

31 korikMinistri grek i Mbrojtjes, i cili deri paradokohe ishte shef i diplomacisë greke, në Pentagon ka pasur takim të shkurtë me sekretarin Hejgël. Në pajtim me informatat nga Sekretariati amerikan për mbrojtje, në takim u bë fjalë për kontestin për emrin.

Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos paralajmëroi një raund të ri bisedimesh për emrin gjatë muajit shtator të këtij viti.

“Shkupi duhet ta shoh Athinën si partnere dhe si derë hyrëse drejt integrimeve evroatlanike”, theksoi Venizelos, në fjalimin e tij para Komitetit për mbrojtje dhe punë të jashtme në Parlamentin grek.

Ai njoftoi se gjatë muajit shtator do të takohet me ndërmjetësin e OKB-së për emrin Metju Nimic ku do të bisedohet për propozimin e fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Sipas tij, çështja e kontestit të emrit nuk është ajo që po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, por siç tha ai, ka kritere të tjera në planin e evrointegrimeve. Ministri grek i Mbrojtjes Dhimitri Avramopullos me tentim për fyerje u përgjigj në pyetjen e korrespodentit të Agjencisë Informative të Maqedonisë nëse gjatë vizitës në Uashington me kolegun e tij nga Maqedonia e ka hapur çështjen e kontestit për emrin.

Avramopullos, kabineti i të cilit gjatë tërë ditës tentoi të shmang takim, ku do të mundej të pyetet për kontestin për emrin, më në fund u përgjigj me sugjerim se maqedonasit duhet të flasin greqisht.

“Prej nga jeni? Masqedonia? E pse atëherë nuk flisni greqisht? u përgjigj Avramopullos në pyetjen e korrespodentit të MIA-s.

Ministri grek i Mbrojtjes, i cili deri paradokohe ishte shef i diplomacisë greke, në Pentagon ka pasur takim të shkurtë me sekretarin Hejgël. Në pajtim me informatat nga Sekretariati amerikan për mbrojtje, në takim u bë fjalë për kontestin për emrin.

Avramopullos është në Uashington në nj[ë javë para arritjes së kryeministrit grek Andonis Samaras, i cili do të ketë takime me presidentin amerikan Barak Obama, nënpresidentin Xho Bajden dhe sekretarin e shtetit, Xhon Keri

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *