Home / Lajme / Maqedoni / Në SOS telefonin për fëmijë dhe rinj 105 paraqitje (VIDEO)

Në SOS telefonin për fëmijë dhe rinj 105 paraqitje (VIDEO)

16 Korrik – Gjatë gjysmës së parë të vitit 2013, në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj 0800 1 2222 pranë Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi” gjithsej janë regjistruar 105 paraqitës.

Prej tyre vetëm katër janë fëmijë të cilët kanë pasur guxim të paraqesin dhunë apo shkeljen e ndonjë të drejte të tyre, ndërsa të tjerët janë të rritur. Numri i fëmijëve të cilët janë përfshirë në këto raste është 195.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e kumtoi Dragi Zmijanec, drejtor ekzekutiv dhe themelues i Ambasadës së parë për fëmijë në botë “Megjashi”.
“Sipas këtyre të dhënave, për 40 fëmijë ekziston dyshim për keqpërdorim politik gjatë zgjedhjeve lokale apo pas përfundimit të tyre, 38 fëmijë u janë ekspozuar kushteve jopërkatëse për jetë të cilat ua pengojnë rritjen optimale dhe zhvillimin si rezultat i varfërisë, 32 fëmijë kanë qenë të pambrojtur dhe janë ekspozuar dhunës në familjet e tyre, 19 fëmijëve u janë shkelur të drejtat gjatë procedurave të divorcit, 13 fëmijë kanë qenë viktima të dhunës mes moshatarëve, ndërsa tre kanë qenë viktima të keqpërdorimit seksual” tha Zimjanec.
Ai informoi se vajzat dyfish më shumë paraqiten për dallim prej djemve dhe se kanë më shumë guxim të paraqiten. Numri më i madh i fëmijëve viktima potencial janë në moshën prej 6 deri 14 vjet.
Për 20 vjet, që kur është formuar SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj ka 19.700 thirrje për shkeljen e ndonjë të drej.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *