Home / Lajme / Botë / Në Spanjë Ditë zie

Në Spanjë Ditë zie

26 korrik-Policia sot do ta marrë në pyetje makinistin e lënduar, me ç’rast është ngritur hetim formal. Ende nuk dihet nëse zhvillohet hetim edhe kundër personave të tjerë.

Në Spanjë sot është ditë zie për shkak të humbjes së jetës të 80 njerëzve gjatë një aksidenti të rëndë hekurudhor që ndodhi të mërkurën.

Më shumë se 90, prej gjithsej 218 udhëtarëve, në trenin i cili doli nga binaret para hyrjes në stacionin në Santiago de Kompesteli janë në spital, ndërsa 30 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Policia sot do ta marrë në pyetje makinistin e lënduar, me ç’rast është ngritur hetim formal. Ende nuk dihet nëse zhvillohet hetim edhe kundër personave të tjerë.

Jozyrtarisht shkak për aksidentin më të rëndë hekurudhor në Spanjë në 40 viteve e fundit është shpejtësia e madhe. Makinisti në bisedën telefonike pas aksidenti ka pranuar se ka udhltuar me 190 kilometra në orë edhe pse ka pasur kufizim në 80 kilometra në orë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *