Home / Lajme / Maqedoni / Në Tearcë uji nuk është për pije (VIDEO)

Në Tearcë uji nuk është për pije (VIDEO)

23 Korrik – Banorët e fshatit Tearcë disa muaj me radhë kanë problem me ujin e pijshëm.

Edhe pse uji në këtë fshat ka qenë i pijshëm mirëpo pas fillimit me punë për ndërtimin e mini-hidrocentraleve është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit me çka uji për në këtë fshat nuk është i pijshëm. Madje në shumicën e vendeve publike siç janë kafenetë dhe shitoret në këtë fshat janë vendosur njoftime se uji nuk është për pije. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Tearcë Muharem Osmani, i cili thotë se kanë marrë premtim se gjendja me ujin do të rregullohet.

Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, për Televizionin Koha është shprehur se për një kohë të shkurtë do të sanohet rrjeti primar i ujit në gjatësi prej 2 kilometra që furnizon këtë fshat.

Ndryshe, kohë më parë në territorin e komunës së Tearcës kanë filluar të ndërtohen Mini-Hidrocentrale kurse gjatë punimeve që janë duke u kryer është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit. Edhe nga ana e entit për mbrojtje shëndetësor është konfirmuar se uji në fshatin Tearcë nuk është i pijshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *