Home / Lajme / Maqedoni / Në treg mungojnë aparatet Set A BOKS (resiverat digjital) (VIDEO)

Në treg mungojnë aparatet Set A BOKS (resiverat digjital) (VIDEO)

30 Korrik – Shteti duhet të intervenojë në këtë drejtim që të sigurojë resiver me cmim më të ulët, sepse cdo qytetarë është I obliguar të paguajë taksën radiodifuzive e në anën tjetër nuk mund të marrë shërbimin për të cilin paguan e që në rajonin e Pollogut janë në nuëmr të madh duke marrë parasysh se rrjetet kabllokive nuk e mbulojnë të gjithë territorin e saj si fshatrat e Malësisë së Sharrit, disa fshatra të komunës së Jegunocit, Zhelinës dhe Bogovinës.

Qytetarë të Tetovës po përballen me mungesë të aparatave Set A BOKS që në popullatë njihen si resivera. Në pikat shitëse këta pajsije igjitale që mundësojnë ndjekjen e programeve televizive nacionale dhe regjionale, tashmë mungojnë kurse qytetarëve u ofrohen resivera me çmim 2400 denarë.

Me këtë pamundëson që një pjesë e qytetarëve të ndjekin sinjalet digjitale pa pagesë si televizionet nacionale dhe ato regjionale. Ndryshe, më datë 1 qershor kur u çkyçën sinjalet analoge dhe të gjitha institucionet shtetërore në kampanjat televizive siguronin qytetarët se nga ai moment do të mund të ndjekin sinjale digjitale me kualitet shumë të lartë.

Për këtë shteti siguroi 40 mijë resiverë të cilët qytetarëve u janë shpërndarë nëpërmjet qendrave sociale. Pjesa tjetër e qytetarëve kanë siguruar resirverë duke i blerë ata me çmim 1000 denarë.

Tash dy muaj pas këtij procesi në shitoret elektronike nuk shiten resiver me çmim 1 mijë denarë, dhe shumë qytetarë tani për tani nuk mun të ndjekin sinjalet digjitale FRE to AIR, por me aparate e vjetra televizive mund të shikojnë vetëm serviset publike, si MTV1, MTV2 dhe kanalit e tretë.

Televizioni Koha ka kërkuar sqarim nga autoritetet kompetente të cilët thonë se ata qytetarë që nuk kanë siguruar në kohë resiver mund të blejnë aparate të llojeve të tjera qoftë brenda apo jasht maqedonisë nëse dëshirojnë ti ndjekin këto kanale pa pagesë, kurse në pikat shitëse në Tetovë, thonë se kanë resiver por ai tani kushton 2400 denarë. Selver Ajdini, anëtar I këshillit radiodifuziv të Maqedonisë, në një prononcim telefonik për Televizionin Koha, thotë se këshilli radiodifuziv ka njohuri dhe apelon që të meren masa që qytetarët të mos ngelin pa resiverë.

Shteti duhet të intervenojë në këtë drejtim që të sigurojë resiver me cmim më të ulët, sepse cdo qytetarë është I obliguar të paguajë taksën radiodifuzive e në anën tjetër nuk mund të marrë shërbimin për të cilin paguan e që në rajonin e Pollogut janë në nuëmr të madh duke marrë parasysh se rrjetet kabllokive nuk e mbulojnë të gjithë territorin e saj si fshatrat e Malësisë së Sharrit, disa fshatra të komunës së Jegunocit, Zhelinës dhe Bogovinës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *