Home / Lajme / Maqedoni / Në vend të fontanës, truall dhe lule (VIDEO)

Në vend të fontanës, truall dhe lule (VIDEO)

Tetovë, 31 Korrik – Në sheshin e Tetovës vazhdojnë punët rreth unazës e cila filloi të ndërtohet në kohën e ish kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Por nga ana e udhëheqësisë aktuale të komunës së Tetovës paralajmërohet se përkohësisht do të ndërtohet park me gjelbërim dhe jo fontanë. Punëtorët të parqeve dhe gjelbërimit tash më janë duke punuar dhe duke e rregulluar këtë vend për të mbjellë hapësirë të gjelbër. Drejtori i NPK-së Xhelal Ceka tha se një në bisedë me kryetaren e komunës së Tetovës është marrë një vendim që përkohësisht të bëhet një park.Unaza në qendër të Tetovës nga ish kryetari i komunës ishte paraparë që të ndërtohet një fontanë , me të cilën sipas tij Tetova do të kishte një pamje evropiane, mirëpo nga ana e kryetares së re të Tetovës Teuta Arifi , ai projekt nuk është zgjidhje e duhur dhe ajo kohë më parë ka thënë se mund të ketë edhe ndryshim të planit për qendrën e Tetovës ku nuk do të përfshihet ndërtimi i fontanës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *