Home / Sport / Neimar fton Runin te Barcelona

Neimar fton Runin te Barcelona

Futbollisti i ri i Barcelonës, Neimar, i ka bërë ftesë publike sulmuesit anglez, Uejn Runi, që të bëhet pjesë e katalanasve nëse largohet nga Mançester Junajtid. Futbollisti i ka kërkuar klubit të tij të largohet ndaj braziliani tani shpreson që anglezi mund të luajë përkrah tij dhe Mesit në “Kamp Nou”.

“Stili i futbollit që Barcelona luan dhe niveli i lojtarëve që kemi në skuadër na bëjnë ne klubin perfekt për këdo. Unë kam takuar Uejn 2-3 herë dhe ai duket si një djalë i mbarë, një nga lojtarët që admiroj më shumë në botë. Uejn është një nga lojtarët më të talentuar në botë”.
“Sigurisht që do të përmirësonte Barcelonën. Ai do të përmirësonte çdo klub në Evropë. Në aspektin personal, do të ishte një ëndërr që të luaja përkrah tij”, tha Neimar.
Runi shënoi 16 gola në 36 ndeshje në sezonin e kaluar te Mançester Junajtid por kërkon të largohet pasi ka kuptuar se nuk do të ketë më atë rol qendror në radhët e kësaj skuadre, ku idhulli i ri i tifozerisë është Robin Van Persi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *