Home / Lajme / Maqedoni / Nga 20 mijë lëndë, 13 mijë të zgjidhura (VIDEO)

Nga 20 mijë lëndë, 13 mijë të zgjidhura (VIDEO)

Tetovë, 15 Korrik – Edhe në vitin 2013 Gjykata e Tetovës krahas efikasitetit të saj në zgjidhjen e lëndëve sërish është anashkaluar sa i përket buxhetit vjetor që ndahet për gjykatat në Maqedoni.

Viteve të fundit Gjykata Themelore e Tetovës në vazhdimësi është duke u anashkaluar sa i takon ndarjes së buxhetit vjetor, edhe pse është një nga gjykatat që mbulon një territor prej afër 200 mijë banorëve. Për vitin 2012 nga ana e pushtetit qendror ishin ndarë 9.5 milion denarë, ndërsa për vitin 2013 janë ndarë 9.2 milion denarë. “Kemi kërkuar që të rritet buxheti vjetor për Gjykatën e Tetovës, por pas kërkesave nuk ka pasur përmirësim në aspektin e rritjes së buxhetit, por zvogëlim të të njëjtit. Në krahasim me gjykatat tjera të cilët mbulojnë territor shumë të vogël, ne jemi të anashkaluar ngase gjykata jonë përfshinë një territor rreth 200 mijë banorë. Shpresojmë se në të ardhmen kjo do të përmirësohet kur buxheti do të ndahet në bazë të lëndëve”, thotë Hanif Zendeli, kryetar i Gjykatës Themelore të Tetovës. Gjatë vitit 2012 sipas lëndëve të zgjidhura Gjykata themelore e Tetovës renditej ndër të parat në vend, kurse ky trend ka vazhduar edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti. Numri një i gjykatës së Tetovës shprehet se brenda gjashtë muajve të këtij viti janë zgjidhur 13 mijë lëndë. “Nga gjithsej 20355 lëndë të cilët janë pranuar në Gjykatën e Tetovës gjatë pjesës së parë të këtij viti, janë zgjidhur 13903 lëndë. Duhet të theksojmë se nga viti 2012 janë bartur 7044 lëndë. Gjykata për gjashtë muaj e ka konsoliduar numrin e lëndëve kryera nga ato të pranuara dhe shpresojmë se deri në fund të këtij viti do të vazhdojmë trendin efikasitetit që e kemi pasur vitin e kaluar”, deklaroi Zendeli. Ai pranon se Gjykata e Tetovës aktualisht punon me 28 gjyqtarë, shumica e përkatësisë etnike maqedonase. Zendeli shprehet se deri në fund të vitit duhet të bëhet sistematizimi i 33 administratorëve të pranuar në punë në fund të vitit të kaluar. “Gjykata e Tetovës në bazë të sistematizimit të mëhershëm ka funksionuar me 29 gjykatës, ndërsa dy viteve të fundit funksionon me 27, ngase një gjykatës shkoi në pension, kurse një tjetër është zgjedhur në Këshillin gjyqësor. Për këtë ka patur edhe konkurs dhe është pranuar një gjykatës i cili duhet që të jap betimin dhe i njëjti është shqiptar. Në bazë të përqindjes, 11 gjykatës janë shqiptarë që është ende një numër i vogël sa i përket përfaqësimit adekuat. Sa i përket posteve udhëheqëse të njëjtat janë të barabartë. Në atë vend ku udhëheqësi është shqiptar, zëvendësi është maqedonas dhe anasjelltas”, nënvizon kryetari i Gjykatës themelore e Tetovës. Sipas tij, 33 administratorët e pranuar gjatë vitit të kaluar në Gjykatën e Tetovës ende nuk janë sistemuar, por ai shfaq bindjen se deri në fund të këtij viti do të sistematizohen nëpër vendet e tyre të rregullta të punës. “Momentalisht Gjykata e Tetovës ka 180 të punësuar, kurse në fillim të vitit të kaluar ky numër ishte 150. Gjatë vitit 2012 kishim konkurs për pranim edhe të 33 punëtorëve në administratën e këtij gjyqi dhe të njëjtat punësime janë bërë, kurse problem paraqet sistematizimi i vendeve të punës për këta 33 administratorë. Presim që deri në fund të këtij viti që të bëjmë sistemimin e tyre pra dhe me këtë plotësojmë një boshllëk të kuadrit me shqiptarë në këtë gjykatë në bazë të marrëveshjes së Ohrit për përfaqësim adekuat. Me këto punësime përqindja e shqiptarëve në këtë gjykatë është mbi 60 për qind “, deklaroi Hanif Zendeli, kryetar i Gjykatës së Tetovës. Ndërkohë, që ende në shumë raporte të organizatave të ndryshme që masin indeksin e korrupsionit gjykatat dhe policia ndajnë vendet e para për nivel të lartë të korrupsionit. Lidhur me këto akuza që i adresohen gjykatës, numri një i Gjykatës së Tetovës, shprehet se për lëndët gjykatësit i kanë duart e lira, ndërsa puna e tyre kontrollohet nga shumë organe dhe në fund vetë gjykatësi, por edhe pala do të përballen me padi. “Nëse një gjykatës sjell ndonjë vendim në favor të ndonjërës palë pa pasur bazë ligjore, atëherë vendimi anulohet në gjykatën e apelit. Çdo herë kur kthehet vendimi gjykatësit i shënohen pikë negative. Ka shumë akuza për gjykatat, por duhet që të kenë fakte dhe argument, sepse ka instanca që e kontrollojnë punën e gjyqtarëve, por edhe të gjykatave”, thotë Zendeli.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar Gjykata Themelore e Tetovës, arriti rezultate të mira sa i përket zgjidhjes së lëndëve dhe renditej në vendet e para sa i përket zgjidhjes së lëndëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *