Home / Lajme / Maqedoni / Nga e Hëna rogat e mbetura për puntorët e NPK-së (VIDEO)

Nga e Hëna rogat e mbetura për puntorët e NPK-së (VIDEO)

Tetovë, 27 Korrik – Pas disa muajsh menaxhim të ndërmarrjes publike nga udhëheqësia e re, më në fund është arritur që punëtorëve t’u paguhen tre rrogat e mbetura dhe që muajin tjetër të fillohet të mendohen për pagesën e sigurimit shëndetësor.

Drejtori i ri i ndërmarrjes publike komunale të Tetovës, e arsyeton këtë situatë, me borxhet deri në 2 milion euro, ku e ka gjetur ndërmarrjen.

“Tash kemi filluar të shlyejmë edhe muajin e pestë që të na mbetet muaji i gjashtë dhe i shtatë, shpresoj që për një muaj të mbërrijmë edhe tek bonat që pas një muaj e gjysmë të mbërrijmë edhe tek kartelat shëndetësore të punëtorëve dhe kjo do jetë një sukses i madh. Nga e hëna do japim edhe rrogën e muajit të pestë dhe për dy javë tjera do mbërrijmë edhe në muajin e gjashtë dhe pastaj të mbërrijmë tek kartelat shëndetësore”, tha Xhelal Ceka, drejtor i NPK “Tetova”.

Problem tjetër me të cilin përballet ndërmarrja publike për momentin, është edhe makineria e punës, e cila është vjetërsuar tej mase dhe mirëmbajtja e së cilës, ndërmarrjes i kushton tepër shtrenjtë. Por drejtori i saj, zgjidhjen për këtë problem e sheh tek Komuna dhe donacionet e jashtme, gjatë vitit të ardhshëm.

“Vështirësitë e ndërmarrjes sime për momentin janë makineritë, që janë tepër të amortizuara me defekte të mëdha. Zgjidhja e kësaj është vetëm investimi në makineri sidomos të blihen kamionët 1.1 që bartin mbeturinat nëpër qytet dhe cisternat për larje të rrugëve. Ne kemi dy mirëpo janë tepër të vjetruara dhe çdo ditë kemi defekte”, u shpreh Xhelal Ceka, drejtor i NPK “Tetova”.

Ceka i ka apeluar në fund qytetarëve të Tetovës, të kryejnë në kohë pagesat e tyre, sepse me këtë, do mund t’i ofrojnë qytetit të tyre, higjienë më të mirë dhe një ndërmarrje publike më të qëndrueshme në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *