Home / Lajme / Rajon / Nga fillimi i krizës në Greqi janë vetëvrarë 16 policë

Nga fillimi i krizës në Greqi janë vetëvrarë 16 policë

Informacioni i Dendias është përgjigje e pyetjes së deputetëve nga SYRIZA pasi një polic në Hania në Kretë muajin e kaluar është vetëvrarë me revolen zyrtare. Deputetët sugjerojnë se vetëvrasjet mund të jenë të lidhura me shkurtimin e pagave gjatë tre viteve të fundit, ndësa presion shtesë është edhe rritja e shpenzimeve.

Gjashtëmbëdhjetë policë grekë kanë kryer vetëvrasje nga fillimi i krizës ekonomike në Greqi në vitin 2010, ndërsa pesë prej tyre janë vetëvrarë këtë vit, kumtoi ministri i Rendit Publik Nikos Dendias.

Informacioni i Dendias është përgjigje e pyetjes së deputetëve nga SYRIZA pasi një polic në Hania në Kretë muajin e kaluar është vetëvrarë me revolen zyrtare. Deputetët sugjerojnë se vetëvrasjet mund të jenë të lidhura me shkurtimin e pagave gjatë tre viteve të fundit, ndësa presion shtesë është edhe rritja e shpenzimeve.

Në këtë përgjigje Dendias tha se “nuk ekziston asnjë faktor absolut” që shkakton që njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Megjithatë, ministri tha se nga muaji tetor i vitit 2012 për nëpunësit policorë të cilëve u duhet ndihmë është miratuar skemë e veçantë për mbështetje psikologjike në kuadër të së cilës, psikologët vizitojnë zona të ndryshme në vend

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *