Home / Lajme / Maqedoni / Një tren është përplasur në një vinç afër binarve, tre të lënduar lehtë

Një tren është përplasur në një vinç afër binarve, tre të lënduar lehtë

17 korrik – Në këtë aksident është lënduar ndihmësi i makinistit, 48-vjeçari Z.A nga Shkupi, drejtuesi i vinçit 28-vjeçari D.N nga Ohri dhe shkupjani A.C (63) i cili udhëtonte me tren.

Treni i udhëtarëve që qarkullonte në relacionin Kërçovë-Shkup është përplasur me një makinë vinç që ka punuar afër hekurudhës. Nga përplasja janë lënduar tre persona të cilët pas dhënies së ndihmës mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Në këtë aksident është lënduar ndihmësi i makinistit, 48-vjeçari Z.A nga Shkupi, drejtuesi i vinçit 28-vjeçari D.N nga Ohri dhe shkupjani A.C (63) i cili udhëtonte me tren.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti ndodhi rreth orës 13, kur treni i pasagjerëve nr. 633 në afërsi të fshatit të Gostivarit, Tumçevishte është përplasur me vinçin.

Pasagjerët nga treni janë transportuar me autobus në destinacionet në të cilat udhëtonin.

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *