Home / Lajme / Maqedoni / Njëzet vite nga hapja e ambasadave të para të Maqedonisë

Njëzet vite nga hapja e ambasadave të para të Maqedonisë

11 korrik-
Në takim, siç njofton MPJ, është folur për përvojat, zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit diplomatik të Maqedonisë në 20 vitet e kaluara, ndërsa janë këmbyer edhe mendime dhe qëndrime për sfidat për diplomacinë aktuale të Maqedonisë dhe mundësitë për zhvillimin e saj të mëtejmë, në pajtim me standardet botërore të diplomacisë bashkëkohore.

Me rastin e 20-vjeorit të hapjes së përfaqësive të para diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë në Turqi dhe në Slloveni, ministri i Punëve të Jashme, Nikolla Poposki sot pati takim me ambasadorët, Dimitar Mirçev dhe Danço Markovski, të cilët ishin diplomatët e parë që në vitin 1993 i hapën ambasadat e Maqedonisë në Ankara dhe Lubjanë.

Në takim, siç njofton MPJ, është folur për përvojat, zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit diplomatik të Maqedonisë në 20 vitet e kaluara, ndërsa janë këmbyer edhe mendime dhe qëndrime për sfidat për diplomacinë aktuale të Maqedonisë dhe mundësitë për zhvillimin e saj të mëtejmë, në pajtim me standardet botërore të diplomacisë bashkëkohore.

“Ato ishin fillime traumatike për diplomacinë e Maqedonisë. Nën bllokimin dhe angazhimet nga fqinjësia të mos qëndrojë shteti ynë. Atëherë disa paramendonin alibi se si të na vendosin embrago, ndërsa ne kërkonim fqinjësi të mirë. Tani shpikin se si t’u shmangen takimeve për zgjidhjen e kontesteve, ne përsëri kërkojmë dialog me vullnet të mirë. Më pas, Sllovenia dhe Turqia ishin në anën e qytetarëve të Maqedonisë. Edhe atëherë edhe tani, theksoi ministri Poposki duke u përqendruar në jubileun.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *