Home / Lajme / Maqedoni / Novkovksa: Kemi punësuar mjaftë shqiptar në ESHS-së

Novkovksa: Kemi punësuar mjaftë shqiptar në ESHS-së

02 Korrik – Maqedonia do të arrij të zbatoj regjistrim cilësor të popullatës, kur do të jetë e gatshme t’i respektoj standardet ndërkombëtare.

Ky është parakushti kryesor, gjithçka tjetër është logjistik, tha sot drejtoresha e Entit shtetëror për statistikë(ESHS), Bllagica Novkovska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me kryetarin e Odës Ekonomike Branko Azevski, Novkovska tha se “ në ESHS janë të punësuar shqiptarë, në pajtim me Ligjin për administratë publike, por edhe sipas aftësive, arsimit dhe përvojës së tyre të punës”. Bëhet fjalë, siç tha, për veprimtari tejet specifike, e cila kërkon njohje të larta dhe gatishmëri.

Sipas Novkovkës, shqiptar udhëheq me sektorin më të madh në Ent, i cili mbulon sektorët rajonale dhe përfshin rreth 30 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *