Home / Lajme / Maqedoni / Nuk janë të vetëdijshëm për mbrojtje nga diskriminimi (VIDEO)

Nuk janë të vetëdijshëm për mbrojtje nga diskriminimi (VIDEO)

02 Korrik – Ngritja e vetëdijes te qytetarët për të gjitha llojet e diskriminimit dhe mundësitë të cilat i ofron sistemi për mbrojtje, aktivitet më të madh në sektorin joqeveritar.

Përforcim të mekanizmit për ndjekje nëse personat fizik dhe juridik të cilët kanë kryer diskriminim e kanë evituar shkeljen e kryer, si dhe përforcim të rolit të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi janë një pjesë e rekomandimeve që dalin nga projekti i USAID për shoqërinë civile për analizën e zbatimit praktik të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.
Në suaza të projektit janë mbikëqyrur Komisioni, Gjykata Themelore Shkup 2 dhe gjykata në Tetovë, në një periudhë prej gjashtë muajve prej 15 nëntor deri më 15 maj.
“Në këtë periudhë janë parashtruar gjithsej 43 ankesa para Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi në baza të ndryshme. Është vërejtur se qytetarët në pjesën më të madhe parashtrojnë ankesa për diskriminim kur janë të diskriminuar në vendin e punës, gjegjësisht për mobing. Para gjykatës janë parashtruar nëntë procedura dhe të gjitha ishin në bazë të mobingut. Kjo do të thotë se duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes te qytetrët në të gjitha bazat e diskriminimi të cilat përfshihen në Ligj” tha Aleksandra Tasevksa, avokate dhe bashkëpunëtore e Qendrës së Maqedonisë për të drejtat e grave, Qendra Shelter.
Kryetari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi Dushko Minovski vlerëson se krahas ngritjes së vetëdijes publike të qytetarëve nevojite të përforcohet edhe roli i këtij Komisioni, që, siç theksoi në mënyrë shtesë do t’i motivojë qytetet të paraqesin diskriminim.
Nga fillimi i punës së Komisionit siç tha Minovski gjatë vitit parë janë parashtruar 60 ankesa, gjatë vitit 2012 janë paraqitur 75 ankesa, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti 48 parashtresa.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *