Home / Lajme / Maqedoni / NZZ: Maqedonia në qorrsokak

NZZ: Maqedonia në qorrsokak

8 korrik-Gazeta nënvizon se kritika e kryeministrit është e arsyeshme, por jo plotësisht, pasi që për politikat e brendshme dhe stagnimin e vendit nuk janë fajtor Brukseli dhe Athina por Qeveria e këtij vendi. Disa vëzhgues kritikojnë stilin autoritar të qeverisjes së partisë konservative nacionaliste VMRO-DPMNE dhe partnerit etnik shqiptar BDI.

Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një analizë për Maqedoninë thekson se vendi është në një qorr sokak dhe se ka humbur shumë në rrugën e integrimit në BE.

“Maqedonia në vitin 2005 ka qenë kandidat për në BE në nivelin e njejtë me Kroacinë, që sot është vend anëtarë, ndërsa Serbia ishte shumë larg pas tyre pa MSA-në e firmosur. Maqedonia sot as nuk është dhe nuk do të jetë në rendin e ditës të BE-së, derisa Beogradi në janar do të nis negociatat për anëtarësim. Kush është fajtor për këtë”, thuhet në analizën e gazetës zvicerano – gjermane.

Sipas gazetës, për këtë situatë të krijuar në vend lidhur me bllokimin e proceseve evrointegruese kryeministri Gruevski fajëson Greqinë, që sipas tij, ky vend ka vendosur kushtëzime që detyrojnë Maqedoninë të tërhiqet nga emri i saj dhe në të ardhmen të quhet Maqedonia e Epërme apo e Vardarit.

Gazeta nënvizon se kritika e kryeministrit është e arsyeshme, por jo plotësisht, pasi që për politikat e brendshme dhe stagnimin e vendit nuk janë fajtor Brukseli dhe Athina por Qeveria e këtij vendi. Disa vëzhgues kritikojnë stilin autoritar të qeverisjes së partisë konservative nacionaliste VMRO-DPMNE dhe partnerit etnik shqiptar BDI.

“Për shtatë vite opozita po humb zgjedhjet. Qeveria aq sa ka qenë pasive në planin e reformave në administratë dhe në shtet, ajo ka qenë aktive kur ka qenë në pyetje çështja e emrit. Shuma të mëdha parash janë harxhuar në ndërtimin e qendrës së Shkupit, me qëllim që të tregojnë se maqedonasit janë krenarë dhe pasardhës të Aleksandërit të Madh. Ata vlerësojnë se nëse janë të varfër dhe nuk i takojnë BE-së, atëherë askush nuk mund t`ia marrë identitetin e tyre. Mbetet e paqartë se si ky vend do të gjejë rrugëdalje nga qorrsokaku që ka hyrë”, përfundon analiza e “Neue Zürcher Zeitung”. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *