Home / Lajme / Maqedoni / OSBE: Korrupsioni po e dëmton rëndë Maqedoninë (VIDEO)

OSBE: Korrupsioni po e dëmton rëndë Maqedoninë (VIDEO)

Shkup, 02 Korrik – OSBE e identifikon korrupsionin si dëm për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin.

Sot në Shkup u mbajt debat publik lidhur me rezultatet e një ankete të kryer për perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në sektorin privat, si dhe u prezantua një analizë kualitative për masat parandaluese.Ky takim, i përkrahur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit, ofroi mundësi për përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucionet qeveritare, bashkësinë ndërkombëtare dhe mediat që të këmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me korrupsionin në sektorin privat.Gjatë debatit gjithashtu u prezantuan rezultatet dhe rekomandimet nga analiza kualitative e masave kundër korrupsionit, të përgatitur nga Programi shtetëror për parandalim të korrupsionit në sektorin privat. “OSBE e identifikon korrupsionin si dëm për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin. Prandaj, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit fokusohemi në masat që duhet të merren për ta zgjidhur këtë problem në sektorët e caktuar për të kontribuar drejtë një politike më efikase kundër korrupsionit në shtet,“ tha Marcus Rolofs, shefi i Departamentit të Dimensionit Njerëzor pranë Misionit të OSBE-së në Shkup.Gjorgji Slamkov, kryetari i Komisionit për parandalim të korrupsionit, shtoi: “Rezultatet e këtyre analizave paraqesin një masë shtesë për të përkrahur aktivitetet në sektorin privat që dalin nga Programi shtetëror për parandalim dhe shtypje kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2011-2015, si dhe të për t’i përcaktuar veprimet në të ardhmen drejtë parandalimit të korrupsionit në këtë lëmi.”
Debate tjera për sektorin politik dhe atë për vetëqeverisje lokale do të mbahen gjatë gjithë vitit, të cilat kanë për qëllim të rritin vetëdijen publike lidhur me çështjen e korrupsionit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *