Home / Lajme / Maqedoni / Padi penale nga EVN-ja për vjedhjen e energjisë elektrike (VIDEO)

Padi penale nga EVN-ja për vjedhjen e energjisë elektrike (VIDEO)

10 Korrik – Sipas analizave 144 shfrytëzues i kanë manipuluar orët elektrike, 341 drejtpërdrejt kanë vjedhur energji elektrike, 133 me vetëdëshirë janë lidhur pasi paraprakisht për shkak të borxhit janë shkyçur, ndërsa te 262 shfrytëzues janë gjetur orë elektrike të paparaqitura.

EVN Maqedoni në javën e parë të korrikut 11 shfrytëzuesve u dërgoi përllogaritje për shfrytëzimin e paautorizuar të energjisë elektrike dhe në gjykatat dorëzoi padi penale kundër tyre.

Siç kumtoi kompania, dëmin të cilin e kanë bërë në sistem është 1,4 milionë denarë. Drejtpërdrejt të lidhur në rrjet kanë qenë tetë shfrytëzues, njëri nga shfrytëzuesit e kapur ka manipuluar me orëmatësin e energjisë elektrike, ndërsa dy nuk i kanë paraqitur orëmatësit në sistem që, gjithashtu është vepër penale sipas rregullave ligjore në vend.

Për gjashtë muajt e parë numrat tregojnë se EVN Maqedoni 880 shfrytëzues u ka dërguar përllogaritje individuale për shfrytëzimin e autorizuar të energjisë elektrike në lartësi prej mbi 300.000 denarë. Shfrytëzuesit kanë përfituar edhe kallëzime penale sipas të cilave do të përgjigjen para gjykatave për veprën e kryer penale për të cilën mund të marrin dënim me burg në kohëzgjatje deri në 5 vjet.

Sipas analizave 144 shfrytëzues i kanë manipuluar orët elektrike, 341 drejtpërdrejt kanë vjedhur energji elektrike, 133 me vetëdëshirë janë lidhur pasi paraprakisht për shkak të borxhit janë shkyçur, ndërsa te 262 shfrytëzues janë gjetur orë elektrike të paparaqitura.

Për 6 muajt e parë të këtij viti dëmi është vlerësuar rreth 124 milionë denarë, ndërsa vjedhësit kanë vjedhur 17,5 milionë kWh energji elektrike. Shteti është dëmtuar për për qindjen e tatimit të vlerës së shtuar (18%) ose rreth 21 milionë denarl që nuk ka mundur të përllogaritur pasi energjia e harxhuar elektrike nuk është faturuar për shfrytëzuesit.

Krahas këtij dëmi të drejtpërdrejt distribuuesi dhe shteti, është vërejtur rritje e dëmit material që këta shfrytëzues ua kanë shkaktuar shfrytëzuesve të tjerë, zakonisht fqinjve të tyre.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *