Home / Lajme / Maqedoni / Pahor: Maqedonia duhet në afat të pranueshëm të jetë anëtare e BE-së

Pahor: Maqedonia duhet në afat të pranueshëm të jetë anëtare e BE-së

17 korrik-“Dëshira ime si mik i sinqertë dhe i madh i Maqedonisë është ta kuptoj gjendjen në të cilën është gjetur jo vetëm Maqedonia, por edhe shtetet fqinje dhe Bashkimi Evropian pasi që gjendja e status kuosë sipas meje do të thotë kthim mbrapa. Prandaj mendoj se është e nevojshme sa më shpejtë të dalim nga situata e cila nuk është e mirë për askënd, e më së paku për Maqedoninë”, tha Pahor.

Situata status kuo me problemin me emrin dhe afrimin e Maqedonisë nga Bashkimi Evropian faktikisht do të thotë kthim mbrapa. Lënia e Maqedonisë jashtë proceseve integruese nuk është e mirë për vendin dhe për rajonin, por edhe për Bashkimin Evropian.

Këtë e theksoi presidenti slloven, Borut Pahor, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit joformal në Shkup të Kampionatit evropian në basketboll 2013 që në shtator do të mbahet në Slloveni.

Pahor,i cili qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Maqedoni, tha se tani më ka pasur biseda me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe se gjatë ditës duhet të takohet edhe me kryeministrin, Nikolla Gruevski.

“Është e nevojshme të gjendet vullnet i mirë politik te Bashkimi Evropian, te Maqedonia dhe te fqinjët e saj të gjendet dalje nga situata e këtillë e cila nuk është e dobishme për asnjërin. Mendoj se Maqedonia jo vetëm se e meriton, por duke i marrë parasysh dëshirat evropiane për paqe, stabilitet dhe mirëqenie duhet në një afat të pranueshëm të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Nuk them se është e drejtë, por Maqedonia duhet të nisë nismë për ripërtëritjen e dialogut midis Shkupit dhe Athinës që më pas Athina të japë ndonjë përgjigje”, tha Pahor.

Porositi se nuk dëshiron të jetë këshilltar ose të ofrojë receta për tejkalimin e problemit me emrin.

“Dëshira ime si mik i sinqertë dhe i madh i Maqedonisë është ta kuptoj gjendjen në të cilën është gjetur jo vetëm Maqedonia, por edhe shtetet fqinje dhe Bashkimi Evropian pasi që gjendja e status kuosë sipas meje do të thotë kthim mbrapa. Prandaj mendoj se është e nevojshme sa më shpejtë të dalim nga situata e cila nuk është e mirë për askënd, e më së paku për Maqedoninë”, tha Pahor.

Në këtë kuptim, shtoi, i ka thënë presidentit Ivanov t’i thonë që nëse ai dhe bashkëpunëtorët e tij vlerësojnë se si president i Republikës së Sllovenisë, vend anëtare e BE-së, mund të ndihmojë në mënyrë diskrete apo në ndonjë mënyrë tjetër të vendoset ndonjë dialog, pasi që si kryetar i Qeverisë sllovene ka marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve me Kroacinë fqinje.

“Sado që duket se Maqedonia ndodhet në pozitë të padrejtë për shkak të interesave të saj strategjike duhet të bëjë ndonjë gjest me të cilin bashkësisë ndërkombëtare do t’i tregojë se është dinjitoze dhe do ta shtyjë të përgjigjet që të tejkalohet situata status kuo”, precizoi Borut Pahor.Foto kurir

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *