Home / Lajme / Maqedoni / “Paron”: Amerikanët janë për emrin Maqedonia e Epërme”

“Paron”: Amerikanët janë për emrin Maqedonia e Epërme”

23 korrik-“Porositë që arrijnë prej Atlantikut janë të qarta dhe jo shumë optimiste…Uashingtoni dëshiron që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur, nëse është e mundshme edhe deri në fund të vitit 2013 edhe në takimin më 8 gushtë Obama do të kërkojë të precizohet”, shkruan gazeta.

Presidenti amerikan, Barack Obama do të kryej presion të madh ndaj kryeministrit grek Andonis Samaras në takimin e caktuar për më 8gusht në Uashington, shkruan sot gazeta “Paron”.

“Porositë që arrijnë prej Atlantikut janë të qarta dhe jo shumë optimiste…Uashingtoni dëshiron që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur, nëse është e mundshme edhe deri në fund të vitit 2013 edhe në takimin më 8 gushtë Obama do të kërkojë të precizohet”, shkruan gazeta.

Sipas “Paron”, amerikanët janë për emrin Maqedonia e Epërme” dhe parashtrohet pyetja nëse Samaras do të pranoj.

“Nuk ka hapësirë të mos e pranoj” kanë deklaruar burime diplomatike për gazetën ndërlidhura me Ambasadën amerikanë në Athinë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Bruksel para Mbledhjes së dhjetë të Këshillit për stabilizim-asociim realizoi takim me nënkryetaren e Bashkimit Evropian dhe me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Kethrin Eshton, me eurokomisionerin për zgjerim Shtefan Fyle, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius.

Në deklaratën për MIA-n, ministri Poposki thotë se bisedimet me përfaqësuesit e lartë të Unionit kanë qenë rreth perspektivave dhe dinamikës së ardhshme të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Në kuadër të diplomacisë së Maqedonisë, bashkëbiseduesit e tij të sotëm i kanë përmendur se qëllimi i tyre është që arrihet konsensus në Këshill për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqeonisë.. Për këtë shkak, sipas Poposkit do të intensifikohen orvatjet me fqiun tonë jugor për dialog intensiv, për involvimin e dy paleve për përkushtim të plotë, me të cilat mund të mënjanohen edhe pengesat e vetme, të cilat ekzistojnë në raportet tona dypalëshe.

Në takim me Eshtonin, është biseduar edhe për përgjigjen e Greqisë në letrën e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, me ç’rast mesazhi i shefes së diplomacisë evropiane ka qenë se është me rëndësi që Maqedonia t’i plotësojë obligimet e ndërmarra në lidhje me axhendën politike vendore, ndërsa për axhendën evropiane do të mund të konsiderojmë në mbështetje të fuqishme nga të gjithë mbështetësit në institucionet evropiane edhe tek vendet-anëtare të BE-së.

Ministri i Maqedonisë potencoi edhe se rekomandimi kyç nga ana e Komisionit Evropian është që t’i plotësojmë ato premtime, të cilat i kemi porositur si Republikë e Maqedonisë me marrëveshjen e 1 marsit.

Në pyetjen nëse me ministrin lituanez të Punëve të Jashtme kanë biseduar për mesazhin të cilin sot në Shkup e dërgoi ambasadori i tyre Renatas Jushka, se gjatë presidencës lituaneze Maqedonia nuk do të jetë në axhendë, Poposki me përgjigje:

“Kjo përfundimisht nuk paraqet qëndrim që i pasqyron përcaktimet politike të Liruanisë. Linkeviçius më konfirmoi se nga ana e tyre zgjerimi është në axhendë dhe ata dëshirojnë që Republika e Maqedonisë të bëjë hap përpara drejt fillimit të negociatave me BE-në dhe dëshirojnë, gjegjësisht lihen në dispozicion të ndihmojnë në këtë proces. Siç kam thënë, vendimi final është lëndë e arritjes së konsensusit në Këshill, ndërsa për këtë konsensus nevojitet Athina.

Pasdite, ministri Poposki dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për eurointegrime, Fatmir Besimi do të marrin pjesë në Këshillin e dhjetë me radhë për stabilizim dhe asociim, ku tema kryesore pritet të jetë kalimi i Maqedonisë në fazë e dytë, që sipas Marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe reformave të plotësuara, vendi ynë që moti e meriton, por Greqia e bllokon.

Pas kësaj mbledhje, ministri Poposki udhëton për në Lubjanë, ku së bashku me presidentin Gjorge Ivanov do të ketë takime me kolegun e tij slloven Karl Erjavec dhe kreun më të lartë shtetëror të këtij vendi-anëtar të Bashkimit Evropian.

Greqia ka prioritete të tjera dhe tani nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit me emrin, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki. Për atë se a ka ndonjë zhvillim të ri në kontestin me emrin, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Poposki thotë se Maqedonia u përpoq të fusë ndjonjë dinamikë në proces dhe është e interesuar për atë që do ta dëgjojë nga Athina.

“Gjegjësisht, ne për momentin më shumë jemi të interesuar se çka do të dëgjojmë nga Athina, pasi që Athina është shkaku që ne nuk mund t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE disa vite me radhë, edhe krahas rekomandimeve pozitive. Ne u përpoqëm të fusim dinamikë në këtë proces, i cili zhvillohet nën patronazhin e zotëri Nimicit. Presim që ta ngrejmë nivelin, të involvohen kryeministrat e dy vendeve, përkushtim më i madh politik dhe Maqedonia të mos mbahet peng në procesin euro-integrues të rajonit”, deklaroi ministri Poposki.

Ministri Poposki shton se tani për tani nuk ka kurrfarë sinjali nga Greqia as në lidhje me çështjen e emrit, as në lidhje me fillimin e negociatave për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Për presionet eventuale nga partnerët amerikanë dhe evropianë për përshpejtimin e negociatave dhe për tejkalimin sa më të shpejtë të kontestit Poposki thekson se Maqedonia nuk mund të bëjë asnjë hap pa pasur ndonjë hap nga Athina, ndërsa presioni ndaj saj është vetëm deklarativ.

Poposki: Greqia nuk është e interesuar për zgjidhjen e kontestit me emrin

“Ne nuk mund të bëjmë ndonjë hap përpara pa pasur ndonjë hap nga Athina në këtë fazë. Presioni është vetëm ndaj Maqedonisë, pasi që është vend i vogël dhe është jashtë NATO-s dhe BE-së, ndërsa presioni mbi Greqinë është vetëm përmes komunikatave dhe deklarativ dhe prandaj ata kanë situatë komfore në këtë moment. Për Greqinë prioritet është kriza ekonomike dhe qeveria ka punë të tjera më të rëndësishme, prandaj nuk është e interesuar, e as a motivuar që të merret me çështjen e emrit”, thotë ministri i Punëve të Jashtme

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *