Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohen dëshmorët e periudhës së lavdishme të 2001-shit, dëshmorët u takojnë institucioneve (VIDEO)

Përkujtohen dëshmorët e periudhës së lavdishme të 2001-shit, dëshmorët u takojnë institucioneve (VIDEO)

30 korrik-Morën pjesë anëtaret e familjeve të dëshmorëve, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të funksionar të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore dhe mysafir nga Shqipëria dhe Kosova.

Me rastin e 12 vjetorit të rënies së pesë dëshmorëve luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në fshatin Tanushë të Gostivarit, Tahir Emini, Brahim Ademi, Hyrë Emini, Naser Ademi dhe Hisë Fazliu, u bënë homazhe në varrezat Hisë Fazliut në Banjicë dhe Naser Ademit në Negotinë.

Më pas në organizim të Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Vrapçishtit, në Qendrën për Kulturë në Gostivar, u mbajt akademi përkujtimore.

Morën pjesë anëtaret e familjeve të dëshmorëve, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të funksionar të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore dhe mysafir nga Shqipëria dhe Kosova.

Me 29 Korrik të vitit 2001, në fshatin Tanushë të Gostivarit ranë dëshmorë Komandanti i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe katër bashkëluftëtarët e tij, Brahim Ademi, Hyrë Emini, Naser Ademi dhe Hisë Fazliu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *