Home / Lajme / Rajon / Përleshje të reja midis demonstruesve dhe policisë në Stamboll

Përleshje të reja midis demonstruesve dhe policisë në Stamboll

Arsyja konkrete për protestat e mbrëmshme ishin ndryshimet e ligjit, të miratuar të mërkurën në Parlament, sipas të cilit ishte hequr e drejta e Lidhjes të odave të inxhinireëve dhe arkitektëve turk që të miratojnë ndërtimin e projekteve. Sipas kritikëve, masa ka për qëllim që të “dënohet” shoqata, anëtarët e së cilës kundërshtuan planet për rikonstruksionin e parkut Gezi.

Stambolli mbrëmë u bë arenë e përleshjeve të reja midis demonstruesve dhe policisë.

Forcat e rendit përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës që t’i shprëndajnë demonstruesit, të cilët tentuan të vijnë në parkun Gezi dhe në sheshin Taksim.

Demonstruesit hynë në përleshje edhe me pronarët e dyqaneve, të pakënaqur se protesat disajavore i kanë dëmtuar biznesin e tyre.

Arsyja konkrete për protestat e mbrëmshme ishin ndryshimet e ligjit, të miratuar të mërkurën në Parlament, sipas të cilit ishte hequr e drejta e Lidhjes të odave të inxhinireëve dhe arkitektëve turk që të miratojnë ndërtimin e projekteve. Sipas kritikëve, masa ka për qëllim që të “dënohet” shoqata, anëtarët e së cilës kundërshtuan planet për rikonstruksionin e parkut Gezi.

Gjykata turke e ndërpreu projektin për rikonstruksionin e parkut Gezi. Megjithatë Qeveria mund të kërkojë ankimim të vendimit.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *