Home / Lajme / Maqedoni / Përmendore në Neproshten për civilët e zhukur maqedonas (VIDEO)

Përmendore në Neproshten për civilët e zhukur maqedonas (VIDEO)

23 Korrik – Tani sigurisht iniciativat e tilla burrojnë nga struktura të shtetit të cilët si gjithmonë edhe në të kaluarën edhe tani po tentojnë të ndryshojnë historinë duke luajtur rolin e viktimës siç kanë bërë gjithmonë.Pas vitit 2001 subjektet politike shqiptare kanë heshtur dhe me heshtjen e tyre kontribuojnë kësaj porpogande për njëllosje të shqiptarëve këtu në Maqedoni dhe në të gjitha trojet ku jetojnë”, theksoi kreu i OVLUÇK-së Besim Hoda.

Në fshatin Neporshten të komunës së Tearcës maqedonasit do të ndërtojnë përmendore për 12 maqedonasit e kidnapuar gjatë vitit 2001. Në këtë fshat është rregulluar parku përkujtimor kushtuar katër personave nga ky fshat për të cilët maqedonasit pretendojnë se janë kidnapuar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kurse pritet që gjatë jsë shpejti edhe të inaugurohet në mënyrë solemne.

Parku përkujtimor është ndërtuar me mjete të banorëve maqedonas nga ky fshat dhe rrethina dhe është i vendosur në qendër të pjesës së fshatit ku jetojnë maqedonasit.

Ky park është i ndarë në dy pjesë, njëra me fontanë me ujë në hark çka tregon se jeta mgjithatë vazhdon dhe banorët maqedonas pavarësisht tragjedisë do të avzhdojnë të jetojnë në këtë fshat. Pjesa e dytë e parkut do të ketë pllakën prej meremeri të prerë si symbol të ndërprerjes së jetës së katër kidnapuarve. Poashtu sipas organizatorëve në këtë park do të vendoset edhe një flamur gjigand në lartisë prej 17 metrave.

Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani, tha se këshilli organizativ nuk ka marrë asnjë leje nga komuna për ndërtimin e parkut dhe places kurse kanë thënë se aty ndërtohet fontantë.

Ndërkohë që kryetari I Organizatës së Veteranëve të Luftës së ushtrisë çlirimtare Kombëtare Besim Hoda, është shprehur se ky është një provokim I rëndë për luftën dinjitoze dhe të pastër të shqiptarëve. Ai thotë se shqiptarët në tre luftërat çlirmitare dëshmuan se kanë bërë luftë të drejtë dhe asesi nuk kanë kryer asnjë gjenocid ndaj civilëve.

“Tendenca për të ngritur një përmendore ka të bëjë kryekëput me atë se të dëshmohet nesër në histori se UÇK-ja, ka qenë formacion i cili ka kryer masakra ndaj popullatës civile që nuk është aspak e vërtetë sepse shqiptarët asnjëherë në histori nuk kanë bërë gjenocid edhe kur kanë qenë të obliguar të mbrojnë shtëpitë e tyre. Më së miri këtë e vërtetoi gjykata e Hagës e cila e hodhi poshtë këtë tendencë. Tani sigurisht iniciativat e tilla burrojnë nga struktura të shtetit të cilët si gjithmonë edhe në të kaluarën edhe tani po tentojnë të ndryshojnë historinë duke luajtur rolin e viktimës siç kanë bërë gjithmonë.

Pas vitit 2001 subjektet politike shqiptare kanë heshtur dhe me heshtjen e tyre kontribuojnë kësaj porpogande për njëllosje të shqiptarëve këtu në Maqedoni dhe në të gjitha trojet ku jetojnë”, theksoi kreu i OVLUÇK-së Besim Hoda.

Ndryshe, maqedonasit nga rajoni i Tetovës pretendojnë se gjatë luftës së 2001, 12 civil janë kidnapuar nga ana e Ushtrisë Çliirmtare Kombëtare dhe janë varrosur në atarrin e fsuhës së fshatit Neproshten. Para disa viteve familjarët maqedonas kanë gropuar në disa vende por nuk kanë arritur të gjejnë kufoma. . Nga bashkësia Lokale e fshatit Neproshten theksojnë se qytetarët maqedonas të cilët jetojnë në pjesën tjetër të fshatit me këtë hap janë revanshuar ndaj pllakës përkujimore të Ushtrisë Çliirmtare Kombëtare.

Në ceremoninë e inaguruimit të këtij parku, organizatorët kanë dërguar ftesa për kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *