Home / Lajme / Maqedoni / Përmyllet manifestimi Java Kulturore tetovare

Përmyllet manifestimi Java Kulturore tetovare

1 korrik-Ndërkohë, në Tetovë poashtu të shtunën mbrëma është përmbyllur edhe një eveniment tjetër tradicional, gjegjësisht festivali “Sharri Këndon”. Pas tri netëve të prezantimin e traditave, riteve, valleve dhe këngëve popullore, juria e këtij festivali ndau për shoqëritë pjesëmarrëse mirënjohje dhe diploma për prezantimin dinjitoz të vlerave popullore.

Të shtunën mbrëma në Tetovë janë përmbyllur dy evenimente kulturore të cilët janë mbajtur në kuadër të Javës Kulturore tetovare “10 net ndryshe”, në organizim të komunës së Tetovës.Me ekspozitën përmbyllëse të piktorëve pjesëmarrës në Koloninë Artistike 2013 në Qendrën për Kulturë në Tetovë janë mbyllur 10 ditët e kësaj kolonie e cila organizohet nga ana e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë. Në përmbylljen e kësaj kolonie ka qenë e pranishme edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila përgëzoi galerinë dhe artistët të cilët ishin pjesë e kolonisë.
Ndërkaq, drejtori i Galerisë së arteve Pamore në Tetovë Afrim Ziberi, Kolonia Artistike 2013 edhe këtë vit arriti qëllimin që të jetë ngjarje ku tubon artist të mirëfilltë të artit figurativ, të cilët vijnë nga shtete të ndryshme, kryesisht të Evropës.Nga ana tjetër artistët pjesëmarrës janë shprehur të kënaqur që ishin pjesë e kolonisë. Për pjesëmarrësit në Koloninë Artistike, galeria e arteve në Tetovë ka ndarë mirënjohje. Ndërkohë, në Tetovë poashtu të shtunën mbrëma është përmbyllur edhe një eveniment tjetër tradicional, gjegjësisht festivali “Sharri Këndon”. Pas tri netëve të prezantimin e traditave, riteve, valleve dhe këngëve popullore, juria e këtij festivali ndau për shoqëritë pjesëmarrëse mirënjohje dhe diploma për prezantimin dinjitoz të vlerave popullore. Drejtori i këtij festivali Haki Fazliu, theksoi se krahas shumë vështirësive festivali arriti që të jetë në një nivel të lartë. Ai u shpreh se vitin e ardhshëm do të shënohet 20 vjetori i këtij festivali për të cilin shpreson se do të jetë masiv. Ndërkaq mbreme me natën e këngës shqipe dhe me pikturimin publik me temën “Tetova e Vjetër” është përmbyllur manifestimi kulturor “10 net ndryshe” që për dhjetë ditë resht u mbajt në sheshin Iliria të Tetovës.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *