Home / Sport / Përparon Shqipëria, e kalon Serbinë

Përparon Shqipëria, e kalon Serbinë

Vazhdon përmirësimi i pozitës së Shqipërisë e cila ngritet një pozitë dhe tani është në vendin e 37-të. Ky është tjetër rezultat historik i kombëtares shqiptare të futbollit e cila shënon renditjen më të mirë në egzistencën e saj.

Kombëtarja shqiptare vazhdon të regjistrojë rekorde. Muajin e kaluar, Kuqezinjtë e bënë arritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s, duke përfunduar në pozitën e 38-të. Por, kjo nuk ishte e tëra. Në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, e cila është publikuar sot, ekipi i Gianni De Biasit gjendet në pozitën e 37-të, një rekord absolut ky, i pa arritur ndonjëherë më parë. Shqipëria ka përparuar për një pozitë dhe ka 689 pikë, përpara Serbisë, e cila gjendet katër pozita më poshtë.

Vazhdon rënia e kombëtares së Maqedonisë në listën më të e të FIFA-s, e cila tani zen pozitën e 92-të, me 395 pikë. Disfatat në miqësoret me Suedinë dhe Norvegjinë e kanë zbirtur Maqedoninë 14-të pozita më poshtë në renditjen e kombëtareve më të mira botërore.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, në Top 10 ka disa ndryshime. Spanja vazhdon të mbetet e para, e përcjell nga Gjermania. Kurse, Kolumbia ka bërë ngritjen më të madhe. Nga vendi i 7-të kolumbianët tani janë të tretët në listë. Edhe Italia ka përparuar për dy vente, tani gjendet në pozitën e gjashtë. Në Top 10 janë futur Brazili dhe Belgjika, derisa nga Anglia dhe Ekuadori nuk gjendën më në mesin e 10-të më të mirave.

Renditja e FIFA-s
1.Spanja——1532
2.Gjermania—1273
3.Kolombia—-1206
4.Argentina—1204
5.Holanda—–1180
6.Italia——1142
7.Portugalia–1099
8.Kroacia—–1098
9.Brazili—–1095
10.Belgjika—1079
—————————-
38. Shqipëria–689

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *