Home / Lajme / Maqedoni / Personat e siguruar në FSSHM kanë të drejtë për mbrojtje shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme jashtë vendit

Personat e siguruar në FSSHM kanë të drejtë për mbrojtje shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme jashtë vendit

3 korrik-Formulari dygjuhësor i personave të siguruar, njoftojnë nga FSSHM-ja, u shërben si legjitimacion shëndetësor i përkohshëm në vendin ku udhëtojnë dhe në bazë të së njëjtit personat e siguruar të FSSHM-së janë të barabartë, në lidhje me të drejtat dhe obligimet, me personat e siguruar në shtetin ku qëndrojnë

Të gjithë personat e siguruar gjatë pushimit vjetor mund ta realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme me formular dygjuhësh jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë në Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Ti, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Çeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë dhe Itali, kumtoi Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë.

Me mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore, siç theksohet në kumtesë, nënkuptohet shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore ofrimi i së cilës nuk mund të anulohet deri në kthimin e planifikuar në Republikën e Maqedonisë.

Për këtë qëllim para udhëtimit jashtë vendit personat e siguruar në FSSHM duhet të drejtohen në shërbimin rajonal të FSSHM-së ku është dorëzuar aplikacioni për sigurimin e obliguar shëndetësor, dhe të mbushin Kërkesën (PP1) për dhënien e formularit dygjuhësor për realizimin e së drejtës së sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit të përkohshëm (udhëtim privat apo zyrtar, qëndrimit studimor, shkollimit, përsosshmërisë profesionale, bashkëpunimit shkencor dhe kulturor etj.) në njërën prej vendeve të theksuara.

Kërkesës i bashkohet vërtetim për gjendjen shëndetësore, i dhënë nga mjeku i zgjedhur (i përgjithshëm dhe gjinekologu për gra) dhe konstatim, vlerësim dhe mendim i komisionit të mjekëve të FSSHM-së.

Formulari dygjuhësor i personave të siguruar, njoftojnë nga FSSHM-ja, u shërben si legjitimacion shëndetësor i përkohshëm në vendin ku udhëtojnë dhe në bazë të së njëjtit personat e siguruar të FSSHM-së janë të barabartë, në lidhje me të drejtat dhe obligimet, me personat e siguruar në shtetin ku qëndrojnë.

Kjo do të thotë se në bazë të formularit dygjuhësh personat e siguruar të FSSHM-së do të mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme dhe për të njëjtat duhet të paguajnë vetëm pjesëmarrje personale (participim), nëse në rregullat ligjore të vendit në të cilin qëndrojnë parashihet një gjë e këtillë. Në të kundërt personat e siguruar të FSSHM-së nuk i nënshtrohen shpenzimeve për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore, qëndron në kumtesë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *